Një pasuri me vlerë mbi 200 milionë euro është sekuestruar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni të zhvilluar në disa vende, raportojnë mediat vendase.

Sipas hetuesve, milionat janë pjesë e një “thesari” të madh që Cosa Nostra, nën udhëheqjen e shefit të mafias, tani të ndjerë, Matteo Messina Denaro, grumbulloi përmes trafikimit të drogës duke filluar në vitet 1980.

Tre persona u arrestuan me akuzën e përdorimit të fondeve të paligjshme. Paratë u riinvestuan në kompani të shumta, përfshirë  ato jashtë vendit.

Për këtë arsye, operacioni u krye njëkohësisht në Itali, Andorra, Gjibraltar, Ishujt Kajman, Luksemburg, Zvicër, Principatën e Monakos dhe Spanjë.