TIRANE- Pasi rrëfeu krimin, është gjetur në Santarcangelo, mbuluar nga 30 cm ujë, trupi i Silvio Mannina, i dashuri i fundit i Lydia Nusdorfit, milanezja që u godit me thikë për vdekje në Mozzate, më 1 mars, nga Dritan Demiraj, ish-kuzhinieri 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte partneri i saj dhe bashkë kishin një fëmijë. Pas rrëfimit pardje në mbrëmje, se e kishte vrarë ai të dashurin e ish-partneres, sepse kishte parë disa video erotike, Demiraj erdhi në fushat e Sant'Ermete për të treguar vendndodhjen e saktë ku ishte trupi.
Në vendngjarje mbërritën njëzet veta mes Riminit dhe Koomos, ndërsa skuadra përbëhej nga policë, zjarrfikës dhe nga mbrojtja civile. Në fillim Demiraj mbeti pak i hutuar, ndërsa pas pak orësh kërkime, u gjet trupi i pajetë pranë ish-gurores, në liqenin Blue. Silvio Mannina ishte joshur në Rimini me premtimin e një akti seksual, por në vend të kësaj, gjeti vrasësin e tij. Mannina, i dashuri i ish-të dashurës së Demirajt, Lidia Nusdorfit, është vrarë në stacionin e Mozzates më 1 mars, pasi ishte tërhequr mbrëmjen e 28 shkurtit nga Monika Sanchi, partnerja shqiptare, me të cilën për disa kohë kishte kontakt telefonike dhe biseda në internet mes tyre.
Në atë takim, në stacionin e trenit në Rimini, së bashku me Sanchin është prezantuar Demiraj, i cili e solli me forcë Manninën në afërsi të liqenit të kaltër. Këtu vrasësi kërkoi të kontaktonte Lydian, por ajo e kishte refuzuar. Në këtë pikë, thotë policia, Demiraj i ka marrë telefonin, ku ka pasur imazhe mjaft të qarta dhe video që konfirmonin marrëdhëniet seksuale mes viktimës dhe ish-partneres. Kështu, në xhelozi e sipër Demiraj e vrau Manninën, trupi i të cilit, i mbështjellë me një peshqir, u varros në një gropë, ngjitur me liqenin.
Vrasësi argumenton se krimi ishte me ngut, pa paramendim, por në këtë çështje duket se disa hetuesi kanë dyshime për ndonjë bashkëpunëtor. Demiraj dhe Sanchi u larguan nga Rimini dhe tërhoqën Lydia Nusdorfi në stacionin e trenit, duke i dërguar sms nga telefoni i atij që ishte vrarë. Edhe pse ajo dyshoi dhe shkruante “pse nuk flasim”, mbërriti tek Demiraj, për t’u masakruar.
Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com