Arkeologët italianë besojnë se kanë gjetur skeletin e "La Gioconda"  të Da Vincit.

Sipas tyre ajo kishte përputhje të madhe me përmasat e saj, por ka vetëm një problem të vogël. Mungon koka e saj.

Sipas "The Guardian", emri i saj  ishte Lisa Gherardini del Giocondo.

Agostino Vespucci e identifikoi atë si modelen bazuar në një  shënim të vitit 1503.

Skeleti i zbuluar u get në  një manastir të rrënuar në Firence.

Studiuesi  Silvano Vinceti thotë se testet tregojnë se është shumë e mundshme  që varri është i La Gioconda.

"Po flas për analiza historike, antropologjike dhe arkeologjike që janë kryer me shumë rigorozitet". është shprehur Vinceti.

"Mona Liza"