Gjendet zvarranik i ri për faunën
e Parkut Natyror Korab-Koritnik

Gjendet zvarranik i ri për faunën<br />e Parkut Natyror Korab-Koritnik
Punonjësit e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës gjatë punës monitoruese po punojnë edhe për identifikimin e habitateve dhe specieve të veçanta që ndodhen brenda Zonave te Mbrojtura.

Gjatë këtyre dy muajve në parkun Natyror Korab-Koritnik filluan punën edhe misionet e vëzhgimit në terren me ekspertë vendas e të huaj për florën dhe faunën në bashkëpunim me punonjësit e AdZM Kukës.

Gjatë ekspeditave të kryera për monitorimet, gjetja më e fundit e biologut Besnik Hallaçi është zbulimi i hardhucës Cyrtopodion kotschyi në këtë zonë, e cila është një specie e re që i shtohet listës së reptilëve të zonës së Kukësit. Kjo specie është e rrallë në këtë zonë .

Ai shton se, ky gekonid është një hardhucë me trup të hollë me një gjatësi prej rreth 10 cm nga koka deri në fund të bishtit, kur është e rritur. Femrat janë pak më të mëdha se sa meshkujt. Gjymtyrët dhe bishti janë të holla dhe kanë xhungëza të vogla në anën e poshtme. Gishtërinjtë nuk kanë "jastëk " ngjitës, por ato janë relativisht të gjatë me një "thyrje" në mes. Ngjyra është mjaft e ndryshueshme e cila mund të jetë një sfond i verdhë-gri, gri-kafe, ngjyrë kafe e errët ose e kuqe-zezë. Sipërfaqja e shpinës është me shirita tërthorë në formë "Ë" me ngjyrë të errët. Si te të gjithë gekonidët e tjerë, shenjat mbeten të njëjta, por hija e përgjithshme mund të jetë më e errët në temperatura të ulëta dhe më e zbehtë në temperatura të larta (në zheg të ditës). Në pjesën e poshtme (të barkut) mund të jenë me ngjyrë të verdhë ose portokalli.

Ai thekson se, ky gekonid është i zakonshëm në vende si në Ukrainë, Bullgari, Serbi, Maqedoni, Greqi, Qipro, Turqi, Siri, Liban, Jordani, Izrael dhe zonën Shqipërisë mesme e bregdetare. Habitati tipik janë shkëmbinjtë, zonat e thata me gurë, shkurret, trungjet e pemëve, muret e gurit, dhe muret e jashtme dhe të brendshme të ndërtesave. Ky gekonid mund të gjendet në lartësi deri në 1700 m mbi nivelin e detit, por është kryesisht një specie zonave të ulëta, deri në 700m lartësi mbi nivelin e detit.

Sa i përket sjelljes, Hallaçi shton se, ky lloj është aktiv kryesisht natën, por në periudha të ftohta të vitit ai shpesh është aktiv gjatë ditës, sidomos në fillim dhe në fund të ditës.. Ai ngjitet shumë mirë, pavarësisht që nuk ka jastek ngjitës, ngjitet më lartë se hardhucat e murit (Podarcis) spp., Me të cilat gjendet shpesh në të njëjtin habitat. Kur është i shqetësuar, ai tërhiqet në gëmusha të dendura, fshihet në të çarat midis shkëmbinjve ose ngjitet në pjesët e poshtme të tyre. Gjendet rrallë në ndërtesa. Lëshon një zë me një tingull "chick" që përsëritet me ngritje tonaliteti. Nëpërmjet këtyre tingujve meshkujt e femrat mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë periudhës së njohjes. Femra lëshon dy vezë (herë pas here) në gurë, ose në të çara. Vezët çelin brenda një periudhe prej njëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë javë. Të vegjlit e tyre të sapo dalë nga veza janë me gjatësi rreth 2 cm. Pasardhësit arrijnë pjekurinë brenda dy viteve.

Si një nga ekspertët e fushës, Besnik Hallaçi thotë se kjo hardhucë është një prej dy gekkonideve që gjenden në Shqipëri dhe është e njohur në zona të tjera të vendit, por në Kukës është takuar për herë të parë. Ndërkohë ai bën apel që të tilla specie të rralla duhet të njihen e të ruhen si një pasuri e vyer e trashëgimisë natyrore.

hardhuca kukes

hardhuca kukes

hardhuca kukes

hardhuca kukes

hardhuca kukes

hardhuca kukes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit