Dëmtohet rëndë diga e liqenit të Tapizës, në Krujë. Dëmtimi është konstatuar me datë 18 janar por gjendja është përkeqësuar ditët e fundit si rezultat i shirave të fundit.
1500 m2 të kësaj dige kanë rrëshkitur dhe kjo përben një problem shumë serioz. Aktualisht diga ka rreth 1 milion metër kub ujë nga 7 që ka kapacitetin. Nese diga do çahej do shkaktonte probleme permbytje  në toka bujqësore në disa fshatra.

Diga po mbahet në monitorim nga Bordi i Kullimit të bashkisë Krujë.
Janë njoftuar të gjitha autoritetet nga ku varet diga, minisria e Bujqësisë, Bordi Kombëtar i Digave dhe pritet të nderhyhet me anë të nje projekti për reabilitimin e digës. Aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë i digës, dhe vazhdon shkarkimi gradual i saj.

[gallery]25774[/gallery]
 

e.gj/Shqiptarja.com