TIRANE- Prej vitit 2010 ministria e Mjedisit nuk ka publikuar asnjë raport që mat gjendjen e mjedisit në Shqipëri. Asnjë shifër për ndotjen e ajrit dhe ndotjen akustike.
Në faqen në internet të Ministrisë sonë të Mjedisit, buletini më i fundit është ai për një festival Filmi për mjedisin në Shkodër, pa asnjë të dhënë apo problematikë mbi çështje mjedisore shqiptare.

(Foto: Faqja zyrtare e Ministrisë së Mjedisit, raporti i fundit i publikuar i vitit 2010)
Ndërsa po të shohim Raportin e vitit 2010, i vetmi i publikuar në Shqipëri, shifrat janë alarmante. Matjet për qytetin e Elbasanit, një nga më problematikët në Shqipëri, nuk ekzistojnë fare. Ndërsa, Tirana mban rekordin e ndotjes PM10, ku nga 40 që është vlera europiane, te “21 Dhjetori” arrin në 106.42.

(Foto: Tabela në faqen 33 të raportit të Ministrisë së Mjedisit, asnjë vlerë të PM10 për Elbasanin)
Edhe qytetet e tjera të matura Durrësi, Fieri, Korça, Vlora, Shkodra, siç shihet në tabelë, janë të gjitha mbi normat e Bashkimit Europian.
Elbasani, qyteti industrial për të cilin Ministria e Mjedisit nuk ofron asnjë të dhënë, paraqitet ndërkohë në këtë gjendje.

(Foto: Pamje nga Elbasani nga lart)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com