KINE - Zyrtarët kinezë në qytetin e Shangait kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme e të gjitha tregjeve të shpendëve për shkak të gripit të ri të pulave H7N9.

Një zëdhënës zyrtar tha se autoritetet morën këtë vendim për të siguruar shëndetin publik.

Deri tani, 6 persona humbën jetën nga gripi i ri i shpendëve, i cili po vendos në alarm të gjithë komunitetin shëndetësor vendas dhe botëror.

Të gjithë viktimat kishin secili simptomat e zakonshme të etheve dhe tështimave, të cilat u përkeqësuan me një ritëm të pazakontë në një pneumoni të rëndë, e cila rezultoi fatale për to.

Ndërkohë janë identifikuar edhe 14 persona të tjerë të infektuar nga ky grip e cila është një formë gripi, që nuk është verifikuar më parë tek njerëzit.

Ekspertët thanë se ende nuk është evidentuar nëse ky virus është ngjitës tek të tjerët.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)