Gjendje e jashtëzakonshme në
Kumanovë, mungojnë ushqimet

Gjendje e jashtëzakonshme në<br />Kumanovë, mungojnë ushqimet
Është mbledhur sot Këshilli i Emergjencave në Kumanovë i cili ka vendosur shpalljen e gjendjes së emergjencës vetëm në qytetin e Kumanovës. Këshilli ka vendosur që të mbyllen shkollat, kopështet dhe çerdhet për një periudhë të pacaktuar. 

Po ashtu burime nga Kumanova bëjnë me dije se kanë mbërritur tashmë edhe njësitë e OSBE në Kumanovë por nuk dihet ende nëse këto forca do të hyjnë në brendësi të zonës apo jo.

Si pasojë e përleshjes së djeshme ka mbetur i vrarë një polic i etnisë shqiptare si dhe është plagosur një tjetër. Polici i vrarë është Isamedin Osmani dhe polici tjetër shqiptar i plagosur është Besnik Bela. Kumanova është zgjuar sërish sot nën të shtënat e fuqishme të armëve të kalibrit të rëndë. 

Ora 22:45 BBC: Maqedonia fajëson kosovarët, ja emrat e liderëve 
Maqedonia fajëson kosovarët për përleshjet vdekjeprurëse në Kumanovë. Ky është titulli i agjencisë së lajmeve BBC, e cila duke iu referuar burimeve të saj shkruan se sipas maqedonasve grupi i cilësuar si terrorist udhëhiqej nga 5 kosovarë, të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sami Ukshini, Beg Rizaj, Dem Shehu, Muhamet Krasniqi and Mirsad Ndrecaj janë emrat e drejtuesve të grupit shkruan BBC

Ora 22:10 Kandidati për deputet në Kosovë, një prej viktimave në Kumanovë
Njëri prej personave të armatosur që mbetën të vrarë gjatë përleshjes me policinë është i nga Gjakova, i dyshuar si njëri prej udhëheqësve të grupit të armatosur. Zymberi ka qenë kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit.

Xhafer Zymber

Ora 21:30 Foto/ përleshja e armatosur përveç viktimave la pas edhe shkatërrimin
Pak momente pasi policia është larguar nga lagjja e Trimave në Kumanovë ku janë zhvilluar edhe përleshje të ashpra mes efektivëve të policisë dhe ushtrisë kundër një grupi shqiptarësh banorë të zonës.
 
Nga sa mund të dallohet në foto përleshjet kanë qenë të atij niveli, sa shkatërrimi ka qenë aq të mëdha sa të krijohet ideja se janë foto të shkrepura në ndonjë zonën të nxehtë lufte.  

makine e djegur kumanov

Ora 20:00 Largohet policia nga Lagjja e Trimave në Kumanovë
​Forcat policore në këto momente janë tërhequr nga Lagjja e trimave ku u zhvilluan përleshjet. Tërheqja e policisë u zhvillua pas kontrollit për mina eventuale.Ndërkohë që çdo momenet pritet që të hyjnë në lagje edhe banorët e saj të cilët janë duke pritur në hyrje të lagjes aty ku ishte i vendosur edhe punkti policorë. 

Në këtë video që e ka shpërndarë faqja në Facebook “Kumanova sot” shihen forcat policore duke u larguar nga lagjia.


Policia maqedonase lë Lagjen e Trimave by GazetaExpressTV


Ora 19:00 Ish­-gjenerali: Agresorët, të paguar nga Qeveria, TV i ndërpret intervistën
Televizioni maqedonas, Kanal 5, e ndërpreu intervistën e ish-­gjeneralit Ilja Nikolovki, i ftuar për të komentuar zhvillimet e fundit në Kumanovë. Kjo, pasi ai ka thënë se trazirat janë shkaktuar nga një grup i paguar nga qeveria maqedonase. Ai përjashtoi çdo mundësi, qe incidentet ne Kumanovë, te kenë karakter etnik.

Ora 18:40 Zbardhen emrat e 5 prej shqiptarëve të arrestuar
Mediat në Maqedoni kanë publikuar emrat e disa shqiptarëve të arrestuar në Kumanovë. Janë të gjithë pjesëtarë të fisit Seferi, mes tyre edhe të moshuar. Nuk dihet ende cilat janë akuzat e ngritura kundër tyre.

Të arrestuarit: Sulejman Seferi, Xhemile Seferi 80 vjeç, Sefer Seferi 57 vjeç, Turkene Seferi 55 vjeç, Fitor Seferi 45 vjeç, Sjnije Seferi 42 vjeç

Ora 17:00 Shkup, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë mungon Ahmeti, shkon Talat Xhaferri
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me përbërje të gjërë të cilën e ka thirrur nga presidenti Ivanov “Zhurnal” mëson se BDI-në do ta përfaqësojë Talat Xhaferri ish ministër i mbrojtjes.  Presideti Ivanov për këtë mbledhje kishte ftuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. 

Ora 16:45 Ngjarjet në Kumanovë, Jahjaga thërret Këshillin e Sigurisë 
Burime nga mediat kosovare konfirmojnë se  edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ftuar në një takim urgjent këshillin e sigurimit të Kosovës për të diskutuar mbi zhvillimet në Maqedoni.

Ora 16:40 Ekipi i OSBE-së lejohet në Lagjen e Trimave
Mediat në maqedoni raportojnë se ekipi i OSBE-së që ka arritur në Kumanovë lejuar të hyjë në Lagjen e Trimave.
OSBE kumanov

Ora 16:15 Gruevski: Incidenti kishte për qëllim destabilizimin e Maqedonisë
Kryeministri Nikolla Gruevski ka dalë sot për herë të parë në një deklaratë për mediat ku është shprehur se incidenti ka qenë i qëllimshëm dhe se kishte si synim destabilizimin e Maqedonisë. “Dje dhe sot pas një përleshje 24 orëshe policia maqedonase arriti të asgjësoj grupin e armatosur. Aksioni i djeshëm ishte një ndër aksionet më të vështira  deri më tani. Aksionin e kanë koordinuar dhe udhëhequr profesionistë të MPB-së. Gjatë aksionit kanë marrë pjesë të gjitha bashkësitë etnike, ata kanë zhvilluar një aksion heroik me ç’rast kanë arritur që të asgjësojnë grupin e armatosur. Për fat të keq 8 policë kanë humbën jetën. Humbëm 8 persona të cilët penguan ndoshta vdekjen e 8 mijë njerëzve”, tha Gruevski.

Gruevski theksoi se përveç të vrarëve ka edhe 37 polic të plagosur të cilët u shpreh se i ka vizituar mbrëmë nëpër klinikat e Shkupit.

Kryeministri falënderoi të gjithë përfaqësuesit e policisë të cilët dje dhe sot kanë marrë pjesë në këtë aksion policor, i cili aksion edhe nga vetë kryeministri u cilësua si më i komplikuari deri më tani.

Aksioni u zhvillua në teren të banuar me popullatë civile, gjë që vështirësoi edhe më shumë këtë aksion. Personave që dje iu dëmtuan shtëpitë, do t'u kompensohet dëmi”, tha Gruevski. 

Gruevski konfirmoi se afër 30 anëtarë të grupit të armatosur i janë dorëzuar organeve policore duke dal me flamuj të bardhë nga istikamet e tyre.

Ato do të dalin para gjykatësit dhe do tu gjykohet në bazë të ligjeve të Maqedonisë. Janë gjetur edhe 14 trupa, të cilët duhet të identifikohen. Disa nga personat që dje kanë marrë pjesë në përleshje kanë qenë pjesëmarrës edhe në incidentin e Gushincës. Një nga qëllimet e tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Ora 16:10 VIDEO/ Policia maqedonase tregon pamjet e 5 prej shqiptarëve të arrestuar 
Policia maqedonase ka publikuar përmes rrjetit social “Youtube” një video ku tregohen 5 prej shqiptarëve të arrestuar në Kumanovë. Në video dy prej tyre dallohen që janë me uniformë ushtarake dhe me stemë të UÇK-së. Gjithashtu nga pamjet, edhe pse fytyrat e të arrestuarve janë zbehur për mos t’u njohur, dallohet qartë se mbi ta është ushtruar dhunë fizike. Më tej në fund të videos dallohen të arrestuarit me veshje të ndërruar dhe që nxirren me forcë nga efektivët e policisë maqedonase.
 



Ora 16:00 Formohet Këshilli emergjent qytetar në Kumanovë
Një grup qytetarësh me në krye Sefedin Rexhepin kanë formuar Këshillin e Emergjencës për të ndihmuar qytetarët e Kumanovës, në veçanti qytetarët që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre nga “Lagjja e Trimave”.
Ky grup i qytetarëve po mundohet që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të tjerë në lidhje me vendosjen, pastrimin e shtëpive, furnizim me ushqim.

Ora 15:45 Publikohet video e arrestimit të pjesëtarëve të grupit të armatosur
Mediat dhe rrjetet sociale kanë publikuar video të momentit të arrestimit të disa pjesëtarëve të grupit të armatosur



Ora 15:30 Pritet shpërndarja e ndihmave, ende s’ka shifra zyrtare për të plagosurit
Në këto momente shumë portale kanë raportuar për shifra të ndryshme të të vrarëve apo të të plagosur, por deri tani nuk ka një përgjigje zyrtar. Është mbledhur shtabi i emergjencave, një pjesë e banorëve ka kërkuar ushqim, por deri tani nuk ka hyrë asnjë ndihmë në lagjen ku janë kryer luftimet.”- tha për A1 Report gazetari Zimer Jashari.



Ora 15:20 Ushtria maqedonase tërheq autoblindat e dëmtuar
Pa rënies së qetësisë në Kumanovë ushtria maqedonase ka filluar të tërheqë edhe mjetet e përdorura. Në pamjet e siguruara dallohet tërheqja autoblindat e dëmtuara.



Ora 15:00 Kumanovë, shpallet gjendja e emergjencës, mbyllen shkollat, mbërrin edhe OSBE
Është mbledhur sot Këshilli i Emergjencave në Kumanovë i cili ka vendosur shpalljen e gjendjes së emergjencës vetëm në qytetin e Kumanovës. Këshilli ka vendosur që të mbyllen shkollat, kopështet dhe çerdhet për një periudhë të pacaktuar. Këto masa vijnë pas sulmeve të djeshme dhe situatës së krijuar. Ndërkohë mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se ka një mungesë të theksuar të bazës ushqimore pasi të gjitha dyqanet janë mbyllur. Po ashtu burime nga Kumanova bëjnë me dije se kanë mbërritur tashmë edhe njësitë e OSBE në Kumanovë por nuk dihet ende nëse këto forca do të hyjnë në brendësi të zonës apo jo. Edhe dje me ndërmjetësimin e OSBE është bërë e mundur që të dorëzohet një grup prej 20 sulmuesish. Sipas zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski, janë vrarë 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, të cilët ai i ka quajtur "persona me uniformë". Ai ka thënë se në mesin e tyre është njohur Xhafer Zyberi nga Gjakova. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë edhe më shumë viktima. Sipas Kotevskit janë dorëzuar në polici mbi "30 terroristë" në mesin e të cilëve ka thënë se është edhe një shtetas shqiptar.

kumanova

kumanova

kumanova

kumanova

kumanova

Ora 13:00 Ivanov mbledh Këshillin e Sigurimit, fton Thaçin, Ahmetin dhe Zaev
Presidenti Ivanov lidhur me ngjarjet në Kumanovë do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë ku ka ftuar edhe liderët e partive kryesore politike.
Presidenti George Ivanov për sot pasdite ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku pritet të diskutojë zhvillimet në Kumanovë.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Këshillit janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të japë një deklaratë në lidhje me situatën e krijuar.
Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm, ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.  

Ora 12:40 Nikolla Gruevski shkon të takojë të plagosurit në spital
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski sot ka vizituar policët e plagosur në Klinikën e Shkupit. Gruevski ka qëndruar pranë të plagosurëve duke i inkurajuar ata dhe duke i shprehur mirënjohje.
Deri tani numri i policëve të plagosur raportohet të ketë kaluar mbi 20 persona. Por nga ana tjetër, detaje zyrtare pritet të jepen gjatë konferencës së sotme për media të MPB-së të paralajmëruar për orët e pasdites.
gruevski

Ora 12:10 Përgënjeshtrohet lajmi për vdekjen e policit të dytë
Mediat kanë përgënjeshtruar sërish lajmin për vdekjen e policit të dytë shqiptar duke postuar një foto nga spitali ku ai po kurohet. Sipas mediave maqedonase Besnik Bela është plagosur lehtë dhe po merr mjekimin në spital.
spital

Ora 11:00 Dy prej policëve të vrarë janë shqipëtar
Mediat maqedonase bëjnë me dije se numri i policëve të vrarë gjatë përleshjes së djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 dhe se dy prej policëve janë të etnisë shqiptare. Bëhet fjalë për Isamedin Osmanin dhe për Besnik Belën. Që të dy shqiptarët shërbenin pë njësitet maqedonase.

Ora 10:00 Video/ Banorët e Kumanovës kritika deputetëve të BDI, Ali Ahmeti tradhtar
Banorët e Kumanovës kanë pritur me reagime të ashpra dy deputetët shqiptarë të BDI-së, Mervan Xhemalin dhe Rexhail Islamin. Ata kanë kërkuar që deputetët të ndërhyjnë për të evakuuar civilët që vazhdojnë të jenë në rrugët e lagjes “Trimat” në Kumanovë. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre me tona të ashpra pasi sipas tyre situata që po përjetojnë është mjaft kritike. Shqiptarët e Kumanovës e kanë akuzuar Ali Ahmetin për tradhti pasi ai është në të njëjtin koalicion me Nikolla Gruevskin. 



Ora 09:00 UÇK publikon videon me të shtënat në Kumanovë dje
UÇK ka publikuar një video në të cilën dëgjohen të shtënat e armëve gjatë sulmit të djeshëm në Kumanovë.



Ora 8:50 UÇK Kundërshton ministren e brendshme: Nuk jemi "grup terroristë"
Grupi i armatosur që ka marrë përsipër sulmin në Kumanovë ka theksuar se është Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ky grup ka dalë sot edhe me një deklaratë, përmes se cilës konfirmon pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur me forcat policore maqedonase, por mohon të jenë “grup terrorist”, siç i ka cilësuar ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ja komunikata e publikuar nga UÇK:

Në këtë kohë të vështirë letrat janë hapur me shtetin policor antidemokratik të IRMJ.
Konflikti i armatosur në qytetin e Kumanovës, dhe rrethinat e tij është një reagim i vendosur i strukturave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe jo “i grupeve terroriste”, sipas variantit zyrtar të Ministrisë së Brendshme të IRMJ.

Deklarimet e Jankullovskës janë të sakta për dëmet që kanë pësuar forcat e saj kriminale. Rezultojnë 5 policë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Kjo është pasoja e reagimit tonë të ashpër, të cilin nuk do ta ndalim në ditët që vijnë.

Jankullovska tu vërë emrin e vërtetë “të arrestuarve” pas “dorëzimit të tyre”, të mos mashtroje opinionin e vëmendshëm shqiptar dhe më e pakta, t’i kthejë edhe një herë prapa ata civilë të paguar dhe t’i veshë me uniformën ushtarake.

Ne hedhim poshtë me përbuzje këtë inskenim të turpshëm dhe amator, pre e të cilave janë bërë një numër i madh portalesh dhe gazeta e agjenci lajmesh, të cilat në mënyrë jo profesionale janë përpjekur të dezinformojnë opinionin shqiptar. Jemi mësuar me veprime e qëndrime të tilla policore në një qeveri policore.

Mashtrimi sipas versionit zyrtar të Ministrisë së Brendshme të IRMJ tregon qartë frikën që ka kapur strukturat shtetërore, përballë reagimeve tona dhe valës në rritje të protestave paqësore të shqiptarëve kudo, brenda dhe jashtë IRMJ. Mbështetja e vëllezërve tanë brenda dhe jashtë territoreve shqiptare është e ndjeshme dhe vazhdon të jetë në rritje.

Shtabi i drejtimit bën me dije se, forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta, me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ. Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast.

I bëjmë me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë, të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare europiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajshme.

Ne nuk do të mbajmë më përgjegjësi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ.

Strukturat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe rrinë larg vatrave të përplasjes me armë.

Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve, gënjeshtrave, përçarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar", thuhet në komunikatën e nënshkruar siç nënvizohet nga zëdhënësi Gostivari. 

Ora 07:00 Rinisin të shtënat  në Kumanovë

Mediat maqedonase shkruajnë se situata  është e tensionuar dhe po vazhdon prania e shtuar policore kryesisht e përbërë nga njësitë speciale. 
Agjencia e lajmeve INA shkruan se zhurmat e helikopterëve të shumtë të policisë dhe ushtrisë kanë zgjuar nga gjumi edhe banorët e qytetit të Shkupit. Nuk dihet akoma nëse ata janë nisur për Kumanovë. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin