Gjendje kritike për aktorin Demir
Hyskja, kaloi në vdekje klinike

Gjendje kritike për aktorin Demir <br />Hyskja, kaloi në vdekje klinike
ELBASAN - Aktori i mirënjohur shqiptar Demir Hyskja ndodhet në vdekje klinike. Në fillim u raportua nga klinika e Elbasanit, ku ai po kurohet, se aktori ndërroi jetë. Por fatmirësisht, në orën 21:30 të mbrëmjes, ai është përmendur sërish. Aktori vuan nga sëmundje si tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat. Gjendja e tij është ende e rëndë në spital, ndërsa pritet që ta kalojë rrezikun për jetën.

Hyskja lindi më 1 janar të vitit 1937 në qytetin e Elbasanit, ndërsa është i njohur për rolet e tij në teatër dhe kontributin në filmat artistikë.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore.

Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë