“Gjendje” shpirtërore e derdhur në telajo, Fatmir Tufina me 33 vepra të ekspozuara

“Natyrë”, “Atelier” dhe “Bota e kafshëve”, “Gjendja” e piktorit Fatmir Tufina, shpaloset përmes 33 veprave në tri sallat e galerisë “Fab”. Janë punime të viteve të fundit, subjekte që kanë ngacmuar botën shpirtërore të artistit.

“Ne sigurisht nisemi nga gjendja jonë e përditshme, ky është motivi kryesor që e shoqëron këtë ekspozitë. Janë gjendje emocionale të ndryshme gjatë dy viteve që janë krijuar këto punë, ka të bëjë me gjendjen e mocionale si çdo njeri dhe piktori i pasqyron këtu në telajo”, thotë piktori Fatmir Tufina.

 

Veprat punohen kryesisht në vaj, akrilik, punë me laps, por edhe teknikë të përzier. Në to ndihen elementë të kubizmit, surrealizmit, stili identifikues i formave të lakuara, pa përjashtuar tiparet autoktone, me motivet etnografike që ngrënë krye përmes fabulave të ndryshme... Njëra prej veprave të tij “Atelier”, ku artisti vendos dy figura femërore përballë telajos, është vlerësuar së fundmi në Bienalen e Londrës, ku pritet të rikthehet edhe në këtë edicion të 7-të.

 

“Gjendja” e Fatmir Tufinës shkon përmes disa veprave në Tiranën e vjetër, duke u endur në “Nostalgji”, Në Pazarin e Vjetër, apo tek dyert e banesës ku u rrit të sjellë në tri stinë. Me ritmet e shpejta me të cilat kryeqyteti transformohet, siç thotë piktori, është fotografia që e ndihmon të hedhë në telajo Tiranën e dikurshme.

“Jam munduar të sjell një Tiranë pa beton, një Tiranë të gjelbër, ndaj dhe njërës nga punimet i kam vendosur emrin nostalgji”, shprehet më tej artisti.

Një prej veprave e sjell artistin përballë telajos në telajon e tij, duke menduar për veprën e ardhshme.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit

Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit