FIER- Një trup i pajetë është gjendur ditën e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kastriot", ku trupi i një personi mashkull është gjetur i dekompozuar në një godinë të braktisur

Viktimës i është gjetur një litar në fyt, ç’ka ngre dyshimet se mund të jetë vetëvrasje. Trupi i pajetë është konstatuar  banorët e zonës dhe punonjësit, të cilët po punonin për rregullimin e rruge.

Dyshohet se Trupi i dekompozuar dhe mund të ketë më shumë se dy-tre javë në godinën e braktisur.

Viktima dyshohet se është Julian Prifti  42 vjeç, i denoncuar i humbur para një muaji.