Gjeneralët, debate në komision
ja letra e Imamit për Topin

Gjeneralët, debate në komision<br /> ja letra e Imamit për Topin
Shkarkimi i tre gjeneralëve ka sjellë përplasje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Pas debateve mes anëtarëve të Partisë Sociasiste dhe Partisë Demokratike për shqyrtimin apo jo të kërkesave të gjeneralëve nga grupi i punës, u hodh dritë edhe mbi një fakt tjetër. Ministria e Mbrojtjes ka rrëzuar besueshmërinë për sa i përket transaparencës në emërimet dhe shkarkimet e ushtarakëve madhorë. Këtë fakt e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj, i cili nuk mundi që të bënte të ditur këtë fakt, pasi komisioni u mbyll për të vijuar punimet në një ditë tjetër. Lutaj gjatë një "hetimi" të bërë në këto dy institucione arriti që të konstatonte dystandartizimin e ministrisë së Mbrojtjes.

LETRA KONTRADIKTORE
Deputeti i Partisë Socialiste ka siguruar letrën që ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka dërguar Presidentit të Republikës Bamir Topi, ku ka dhënë të tjera arsye për shkarkimin nga detyra dhe nxjerra në rezervë e tre gjeneralëve. Ndërkohë që, letra dërguar deputetit Xhemal Qefalia dhe Piro Lutajt konfirmohen arsye të tjera, të cilat vërtetojnë që ministria e Mbrojtjes funksionon me dy standarte për të mbuluar skandalet në dikasterin përkatës. Për të vërtetuar këtë ne kemi siguruar letrën që Imami i ka dërguar Presidentit si dhe komentin që Lutaj i ka bërë këtij dokumenti, duke ju referuar materialit që MM j'a ka sjellë deputetëvet socialist. "Siç edhe jemi në dijeni, në FA vijon reforma për ristrukturimin dhe modernizimin e tyre në përputhje me kriteret dhe standartet e NATO-s, si vend anëtar i saj. Në këtë kuadër lind nevoja e ripërtëritjes edhe të trupës së oficerëve me grada madhore. Qëndrimi i ushtarakëve të sipërpërmenduara në gradë dhe në detyrë, edhe pse kanë kaluar kohën minimale prej tre vjetësh të qëndrimit në një gradë dhe nuk kanë përparuar në një gradë më të lartë, është bërë pengesë për shvillimin normal të karrierës së ushtarakëve oficerë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Grada Gjenaral brigade Arian Zaimit i është dhënë në vitin 2001, kështu që ai ka qëndruar për një periudhë mbi 10 vjet me gradën e oficerit me gradë madhore në radhët e FA. Detyra aktuale që mban si Këshilltar Ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes, ëhstë në kundërshtim me përcaktimet e nenit 22 të të ligjit nr. 9171, datë 22.1.2004 "Për gradat dhe karrierën ushtarake të FA të RSH.", thuhet në letrën që Imami i ka dërguar Presidentit Bamir Topi. Në këtë letër të siguruar nga "Shqiptarja.com", duket që ministri Imami nuk ka vënë në dijeni Presidentin në lidhje me respektimin e nenit 10, të ligjit të Gradave. Ndaj në këtë kuadër, deputeti Lutaj ka konstatuar se Imami, duke ju referuar edhe shkresës së dërguar në Komisonin e Sigurisë, me kërkesë të PS, ka dhënë arsye të tjera. Duke analizuar dy dokumentet zbardhet e vërteta se si Imami për shkarkimin e gjeneralëve ka përdorur dy standarte për të informuar dy institucione shumë të rëndësishme siç janë Presidenca dhe Parlamenti. Piro Lutaj, relatori i PS për këtë çështje, ka nënvizuar se materialet që i janë vënë në dispozicion nga ministria e Mbrojtjes nuk kanë të njëjtën përmbajtje me atë shkresë që i është drejtuar Presidentit. Vetëm kjo gjë na detyron në të mendojme se ky institucion i rëndësishëm nuk është aspak transparent në lidhje me veprimet që bën për shkarkimin apo emërimin e oficerëve në Forcat e Armatosura.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin