Gjeneralët e Gërdecit
ende në detyrë

Gjeneralët e Gërdecit <br />ende në detyrë
Bëhet fjalë për gjeneralë dhe zyrtarë të lartë Min istrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë rezultuar sipas prokurorisë shqiptare, si të implikuar haptaz në krijimin antiligjor të "punishtes" për demontimin e armëve në periferi të Tiranës, e cila siç rezultoi, u krijua vetëm për qëllime përfitimi nga klane të errëta.

ENDE NË DETYRË
Ishte pikërisht një pjesë e mirë e kastës drejtuese të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga shefa të thjeshtë e deri te gjeneralët superiorë, nga punonjës e deri te Ministri i Mbrojtjes, që për gati dy vjet rresht ishin përfshirë, në një skemë antiligjore e madje kriminale në krijimin e favorizimin e një biznesi që u finalizua me vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëme materiale që shkojnë në shifra qindra milionëshe.

Prokuroria në 535 faqe pretencë, u tregua "e pamëshirshme" ndaj këtij rrjeti ushtarakësh dhe zyrtarësh të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët me urdhëra të jashtëligjshëm, i shërbenin biznesit të Mihal Delijorgjit, i cili arrinte edhe i urdhëronte nga celulari i tij. Për të gjithë këta ushtarak të lartë dhe zyrtarë, akuza ka kërkuar 66 vite burg, ndërkohë që 14 prej tyre, janë ende në punë.

Kanë qenë 2 vjet nën hetim, janë në pritje të vendimit të gjykatës për vepra të rënda abuzive që kanë kryer me detyrën, janë në kundërshtin me çdo parim të NATO, ku janë pjesëtar me akses të plotë. Por shumica e tyre janë ende në detyrë, madje në poste të larta.

KU JANË?
Kështu Gjeneral Brigade, Agim Lala, Komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes, i cili aktualisht është edhe Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, sipas kërkesës së prokuroria rrezikon të dënohet 4 vite burg, si bashkëpunëtor në krijimin e "fabrikës" së Gërdecit. Gjithashtu Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse në kohën e organizimit kriminal të "punishtes" në fjalë, autor i disa urdhërave të jashtëligjshëm, aktualisht punon në Akademinë e Mbrojtjes, edhe pse rrezikon të dënohet me 6 vite burg. Adriatik Mema, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, emri i të cilit del gati në çdo faqe të pretecës së akuzës, është shpërblyer, me studime jashtë shtetit nga ministria.

Shkëlzen Madani, ish drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit, edhe pse nën hetim punoi në funksione të tjera deri në 2009 dhe ashtu si "shokët" në këtë aferë, do të ishte ende në detyrë, nëse nuk do të ishte dënuar për një vepër tjetër penale: " korrupsion pasiv dhe falsifikim të dokumenteve për parregullsitë e konstatuara për lëndët plasëse që u përdorën nga shoqëritë operuese në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës- Morinë". Edhe Rezart Tërshana, i pandehur "VIP" për çështjen "Gërdeci", aktualisht vazhdon të mbajë një detyrë "VIP" në ministri, atë të Drejtorit Juridik. Agim Babameto, i cili rrezikon dënimin me 4 vjet dhe 6 muaj burg, aktualisht është përgjegjës sektori në Ministrinë e Mbrojtjes.

Prokuroria i kërkon gjykatës për atë, 4 vite e 6 muaj burg
për tragjedinë. Në detyrë janë edhe Denis Hajdari, jurist tek Prokurimet, Jorgo Mino, specialist në Ministrinë e Mbrojtjes, Fiqiret Mato, specialist në Ministrinë e Mbrojtjes, Besnik Dauti, punonjës në Ministrinë e Mbrojtjes.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg