Gjeneral Qiriazi: "Shkarkimin
e mora vesh nga lajme"

Gjeneral Qiriazi: e mora vesh nga lajme"">
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi, dy ditë më parë shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të 4 ushtarakëve më të lartë të ushtrisë. Sipas njoftimit zyrtar, dekretimet për nxjerrjen në rezervë të katër ushtarakëve të lartë janë bërë pas propozimeve të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas njoftimit të presidencës, "Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, presidenti dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes", shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Komandantit të Forcave Detare, Kudret Çela, nxjerrjen në rezervë të oficerit me gradë madhore Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, si dhe nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore Gjeneral Major Maksim Hamza Malaj.

"Nuk ka asgjë se unë e kam mbaruar mandatin tim" -u shpreh mbrëmë për "Shqiptarja.com" Gjeneral Major Maksim Malaj, duke u shprehur se nuk ishte aspak i shqetësuar nga largimi përfundimtar nga strukturat e Forcave të Armatosura. Në korrik kryeministri Berisha eministri Sali Berisha i propozoi Presidentit Bamir Topi, lirimin nga detyra të Maksim Malajt, atëherë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe sipas motivimit propozimi për shkarkimin e Malaj u bë për arsye të mbarimit të mandatit të tij.

Në vend të tij Berisha propozoi Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, që është prej korrikut në krye të Shtabit të Përgjithshëm te FA.
Gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, prej dy ditësh i shkarkuar nga detyra dhe i nxjerrë në rezervë, u shpreh se ishte i befasuar nga dekreti i presidentit Topi.

Duke folur për "Shqiptarja.com", z.Vladimir Qiriazi u shpreh se: "Nuk mund të them ndonjë gjë, sepse edhe unë vetë nuk jam i qartë dhe nuk kam ndonjë gjë konkrete. Në fillim dua t'i sqarojë gjërat, por konkretisht nuk kam ndonjë gjë, sepse ishte e papritur për mua, pa asnjë lloj motivi. Di që kam qenë një njeri që do tu mungojë të tjerëve, por unë dua ta sqaroj këtë punë sepse edhe unë vetë e kam marrë vesh para 3-4 orësh".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara