Gjenerali amerikan, ekspert i Rusisë, merr komandën supreme të NATO-s në Evropë

Gjenerali amerikan, ekspert i Rusisë, merr komandën supreme të NATO-s në Evropë

Christopher Cavoli

Gjenerali i ushtrisë amerikane Christopher Cavoli, i cili flet rusisht dhe ka një diplomë master nga Yale në studimet ruse, ka marrë detyrën si komandanti i ri suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) në një ceremoni në Mons, Belgjikë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në fjalimin e tij të ceremonisë më 4 korrik se Cavoli merr komandën mes "kthimit të konfliktit brutal në Evropë".

Ai zëvendëson gjeneralin amerikan në pension, Tod Wolters si komandant i SACEUR.
Stoltenberg theksoi rolin e Cavoli-t në mbikëqyrjen e grumbullimit të fundit të dislokimeve të trupave amerikane në Evropë si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Gjenerali do të jetë përgjegjës kryesor për planifikimin dhe zbatimin e masave ushtarake të dizajnuara për të mbrojtur aleancën perëndimore dhe për të penguar Rusinë.

Cavoli ka lindur në Gjermani dhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në bazat ushtarake amerikane. Ai iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 1987 dhe ka shërbyer në Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan.

Krahas rusishtes flet edhe frëngjisht dhe italisht./REL

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per te qare dhe per te qeshur: 06/07/2022 17:13

    I kemi pare Ameriken dhe NATON. Ne Vietnam Amerika ndejti mbi 20 vjet dhe ja mbathi po keshtu ne Kore Kamboxhia dhe Laos. Shembulli me i fresket eshte Afganistani ku amerikanet ishin se bashku me forcat e NATOS permbi 20 vjet dhe ja mbathen me te katra. Qe Amerika dhe NATO te fitojne besimin ne syte e mbare botes te futen ne Ukraine por per te treguar se jane superfuqia me e madhe ne planet ra bejne nje gje te tille dhe jo ta lene popullin ukrainas ne duart e disa paranojakeve qe sundojne ne Rusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër