Gjenerali i forcave të armatosura në Britani paralajmëron: Rusia është bërë një kërcënim i madh në Evropën Lindore, NATO duhet të jetë gati për luftë

Gjenerali i forcave të armatosura në Britani paralajmëron: Rusia është bërë një kërcënim i madh në Evropën Lindore, NATO duhet të jetë gati për luftë

Gjenerali Sir Nick Carter

Kreu në largim i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ushtria duhet të jetë gati për luftë me Rusinë, pas tensioneve të fundit në Europën Lindore.

Gjenerali Sir Nick Carter tha se Rusia është bërë tashmë një kërcënim më i madh në Evropën Lindore.

Sipas 'The Guardian', Gjenerali tha se shpresonte se nuk do të kishte një luftë me Rusinë, por theksoi se NATO duhej të ishte gati. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet mes Polonisë dhe aleatit rus, Bjellorusisë mbi refugjatët e bllokuar në kampe janë rritur, si dhe po ashtu ka shenja të forta që tregojnë se trupat ruse mund të grumbullohen pranë kufirit me Ukrainën.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Bjellorusinë se po nxit lëvizjen e refugjatëve me synimin për të destabilizuar BE, me porosi të Rusisë.

"Duhet të jemi vigjilentë dhe të sigurohemi që të ketë unitet në aleancën e NATO-si dhe të mos lejojmë ndonjë boshllëk në pozicionin tokë kolektiv", u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 14/11/2021 19:05

    Eshte e vertete qe te gjitha pislleqet po behen nga vendet e NATO dhe i faturohen Putinit , eshte qesharake dhe turp per keta perendimoret qe vazhdojne akoma duke bere propagande

    Përgjigju
  • boll O LLOSH,: 14/11/2021 17:59

    Se e keni bere lemsh boten me agrisivitetin e NATOS dhe po shkaterroni njerzimin, por nxirrni si preteks RUSIN nderkohe qe luftrat edhe bombat i hidhi ju dhe Evropes i lini REFUGJATET. NATO PO KTHEHET ne organizat kriminale me interes bisnes i armatimit.Mjer njerzimi se kur doni te shisni arme i ndizni zjarret dhe perdorni POPULLIN si dru per ZJARRE, Po fajin si gjithmon e ka Rusia.....????

    Përgjigju
    • Afrim: 14/11/2021 19:37

      Shume mire e ke shkruar. Jam i te njejtit mendim.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot