Gjenevë, Berisha flet për rajonin
Ngjarja në Beograd, albanofobi

Gjenevë, Berisha flet për rajonin<br />Ngjarja në Beograd, albanofobi
GJENEVE- Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në një takim të Forumit Ndërkombëtar të Crans Montanas, kushtuar kushtuar problemeve të sigurisë, energjisë dhe integrimit të Europës. Gjatë fjalës së tij, Berisha, vuri theksin mbi problematikat e sigurisë dhe të integrimit për rajonin e Ballkanit, por pa anashkaluar dhe mbi incidentin e së martës në stadiumin e Partizanit, në Beograd.
 
Gjatë takimit merrnin pjesë Presidenti i Forumit te Crans Montanas, Jean Paul Carteron, Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, Presidenti i Bosnje Hercegovineë, Izetbegoviç.
 
Berisha, gjatë fjalës së tij, u përqndrua në zbatimin e marrëveshjeve midis Prishtines dhe Beogradit, marreveshjes së Ohrit, luftës kundër kriminalitetit, korrupsionit dhe mbi funksionimin e shtetit ligjor. Për sa i përket sigurisë, Berisha deklaroi se anetarësimi në NATO është rruga më e sigurtë për garantimin e paqes së qendrueshme në Ballkan.
 
Gjithashtu ish kreu i PD, me një postim në facebook, deklaron se e ka trajtuar incidentin e Beogradit dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë serb si “një eksplozion i albanofobisë”. Në postimin e tij në Facebook, Berisha deklaron se gjatë takimit “u diskutua gjerësisht për zhvillimet në stadiumin e Beogradit, skenat shokuese të goditjes së lojtarëve tanë, fishkëllimat dhe thirrjet kolektive në stadium ‘vdekje shqiptarëve’ ”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim