Gjenevë, Meta takohet me Kanaan
Shqiptarët, kontribut i vyer në qytet
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë pjesmarrjes së tij në punimet e Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar, është pritur, ditën e sotme, në një takim të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan.
ZVICER- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë pjesmarrjes së tij në punimet e Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar, është pritur, ditën e sotme, në një takim të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan.
Gjatë takimit, Meta u shpreh se Gjeneva është një qytet i rëndësishëm për botën dhe në veçanti për Shqipërinë, kjo falë dhe komunitetit domethënës shqiptar në Qytet dhe në të gjithë Kantonin.
"Kjo diasporë e mirëintegruar në Zvicër, përfaqëson një urë të fortë lidhëse dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona, dhe si e tillë duhet t'a vendosim në funksion të intensifikimit të shkëmbimeve mes dy vendeve"- deklaroi gjatë pritjes, Kryetari i Kuvendit, Meta.
Gjithashtu, në kuadër të bashkpunumit nderkulturor mes vendeve,Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vëmendjen që Bashkia e Gjenevës i dedikon komunitetit shqiptar dhe projekteve të tyre komunitare.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Kanaan pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, në Gjenevë, theksoi se komuniteti shqiptar jep një kontribut të vyer për jetën multi-kulturore zvicerane. Sipas Kanaan, qyteti që administron, Gjeneva, në këtë drejtim ka luajtur një rol parësor duke mbështetur komunitetin me etni shqiptare.
Gjithashtu Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Kryebashkiaku i Gjenevës, Kanaan ishin në një mendje mbi domosdoshmërine e forcimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Për të forcuar këtë aspect, vetë Meta e ftoi Kanaan të zhvillojë një vizitë në Shqipëri së shpejti.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02