TBILISI- Gjeorgjianët ju drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare që konsiderohen si testi më i madh i Presidentit Mikhail Saakashvili që prej vitit 2003 kur erdhi në krye të shtetit. Lideri i opozitës Bidzina Ivanishvili që konsiderohet edhe ndër më të pasurit njerëz në Gjeorgji akuzon Presidentin se ka vepruar në mënyrë antidemokratike duke cënuar të drejtat e qytetarëve.
Saakashvili pretendon se oponenti i tij do ta lejojë Rusinë që të dominojë ish republikën sovjetike. Presidenti e ka drejtuar vendin në luftën e shkurtër me Rusinë në vitin 2008.
Rrjedhimisht ai e ka përshkruar këtë proces si një zgjedhje mes qeverisjes së orientuar nga perëndimi dhe të ardhmes së dominuar nga Rusia. "Nesër armiku ynë e ka shansin e fundit që të na kthejë nga rruga jonë e pavarësisë", u shpreh Saakashvili në një fjalim televiziv të dielën mbrëma.
Reputacioni i qeverisë ka rënë ndjeshëm në javët e fundit për shkak të skandalit të abuzimit me të burgosurit ndërsa një video e transmetuar në televizionin kombëtar tregonte të burgosurit që dhunohen deri edhe seksualisht nga rojet e sigurisë. "Jam i bindur se nesër (sot) vendi ynë liri dashës do të ndërmarrë hapat vendimtarë duke orientuar vendin drejt integrimit dhe familjes evropiane", tha dje Presidenti.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com