Gjeorgjia dhe 6 vendeve të tjera europiane në tubim kundër Rusisë, me mijëra qytetarë mbushin rrugët e qytetit me flamuj ukrainas në duar

Kryeqyteti i Gjeorgjisë i është bashkuar shtatë qyteteve evropiane, në të cilat në mbrëmjen e 4 marsit njerëzit dolën rrugëve të qytetit në mbështetje të Ukrainës, me flamuj nëpër duar dhe himnin ukrainas në sfond.

Presidenti i Ukrainës iu drejtua njerëzve të mbledhur në rrugë në një transmetim të drejtpërdrejtë. Dhjetëra mijëra banorë të Tbilisit ndoqën fjalimin e Zelensky përpara ndërtesës së parlamentit.

Në fjalimin e tij, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të pranishmëve të nderojnë kujtimin e ushtarëve dhe civilëve të rënë ukrainas.

Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje popujve evropianë të veprojnë. Ai deklaroi se nëse Ukraina fiton, do të jetë një fitore e demokracisë dhe lirisë, një fitore e dritës mbi errësirën.

“Dua t'ju bëj thirrje të mos heshtni. Unë dua që ju të dilni në rrugë dhe të mbështesni Ukrainën, të mbështesni përpjekjet dhe luftën tonë. Sepse nëse Ukraina nuk ngrihet në këmbë, atëherë as Evropa nuk do të ngrihet. Nëse biem ne, bini edhe ju. Ndaj ju lutem mos hesht. Mos i mbyllni sytë për këtë. Dilni në mbështetje të Ukrainës. Dhe nëse fitojmë, dhe jam i sigurt se do të fitojmë, do të jetë fitorja e gjithë botës demokratike, do të jetë fitorja e lirisë sonë, fitorja e dritës mbi errësirën, fitorja e lirisë mbi skllavërinë. Dhe nëse fitojmë do të përparojmë po aq sa Evropa dhe falë kësaj fitoreje të lavdishme Evropa do të përparojë edhe më shumë. Lavdi Ukrainës.

“Tbilisi, Paris, Lion, Bratislavë, Frankfurt, Vilnius, Pragë,  ju jeni të gjithë ukrainas sot”, tha Zelensky.

Tbilisi, Paris, Lion, Bratislavë, Frankfurt, Vilnius, Pragë, këto kanë qenë qytetet që mbrëmjen e djeshme janë solidarizuar së bashku në mbështetje të Ukrainës.

J.GJ./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut