Natalie është një modele, e cila shpesh poston imazhe si ushtare lufte në Instagramin e saj dhe së fundmi e reja iu përgjigj thirrjes së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe iu bashkua ushtrisë në mes të konfliktit me Hamasin. 

Siç raportohet në media të ndryshme ndërkombëtare, Natalia thuhet se është regjistruar në forcat izraelite për të luftuar kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

“Gjëra të tmerrshme po ndodhin, ne dëgjojmë histori të ngjashme me ato të të mbijetuarve të Holokaustit”, thotë ajo në postimet e saj të fundit.

Teksa i afrohet vijës së parë të frontit, ajo ka postuar një selfie në Instagram me ekipin e plotë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, me një mesazh në të cilin shkruante: “Kjo nuk është një luftë, ky është një krim kundër njerëzimit!”

Gjithashtu modelja, ka pozuar me uniformën e saj ushtarake duke informuar ndjekësit:“Nuk do të jem shumë aktive në rrjetet sociale. Jam bashkuar në njësinë time për detyrë rezervë, nuk e di për sa kohë. Lutuni për ne.”

Më 7 tetor, lëvizja islamike palestineze Hamas filloi një sulm tokësor, detar dhe ajror nga Gaza kundër Izraelit.