Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen
si kryetar i Sfidës:Uroj fituesin

Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen<br />si kryetar i Sfidës:Uroj fituesin
Duke mbajtur përgjegjësinë për rezultatin që Sfida pati në zgjedhje, Gjergj Bojaxhi është dorëhequr sot nga drejtimi i kësaj force politike.
 
Bojaxhi ka uruar fituesin e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe ka deklaruar që misioni i Sfidës kundër politikës së pazareve dhe militantizmit vazhdon.
  
“Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
 
Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje përgjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje.
 
Për rrjedhojë shpall dorëheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.
 
Së treti, kam bindjen që vetëm një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfrit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.
 
Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbështetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.
 
Unë do jem çdo ditë me Sfidën në çdo nismë të saj dhe ky nuk është një mesazh dobësie por force e demokracisë së brendshme që kemi ndërtuar.
 
Sfida sapo ka filluar! BASHKË MUNDET”
, ka shkruar Bojaxhi në profilin e tij në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......