VIDEO/Gjergj Luca e Viktor Zhusti ironizojnë: Gazetarët thonë që ky burrë dashuron edhe 80-vjeç! Ishalla, t'i ngjaj edhe unë në këtë moshë!

Në një ambient të ngrohtë, prej ku po darkojnë, Gjergj Luca dhe Viktor Zhusti kanë zgjedhur të ironizojnë aludimet mediatike për një dashuri të mundshme të aktorit që sapo ka shënuar të 80-tat.

Gjergji, djali i artistit Ndrek Luca, pas vlerësimeve për Zhustin, thotë me humor se shpreson që edhe ai t'i ngjasojë sadopak aktorit Viktor Zhusti kur të mbërrijë në këtë moshë, edhe sa i përket dashurisë.

Kujtojmë se në prag të këtij përvjetori, Zhusti ishte protagonisti i  shfaqjes "Mbreti Lir" në Metropol, një nga produksionet më të suksesshme të skenës teatrore të këtij viti me regji të Jonida Beqos.

"Burri plaket kur do vetë/ Leksione dashurie nga aktori 80-vjeçar… Pas lajmit sensacional të dashurisë së aktorit 80 vjeçar Viktor Zhusti me të dashurën e tij 22 vjeç më të re, sot e konfirmova edhe një herë vitalitetin e këtij artisti. I bukur, miqësor, hamshor dhe modest", është shënuar në statusin që shoqëron videon e publikuar.

A.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veli Stafa: 13/12/2022 12:12

    Aktori Viktor Zhusti ka te vecante syte dhe timbrin e zerit pervec lojes aktoriale. Per mua personalisht eshte nje aktor brilant.Respekt duke i uruar jete te gjate.Nga Veli Stafa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici