“Jam i interesuar për realitetin që është krijuar pas shembjes së murit të Berlinit, situatë e cila ka sjellë më shumë shtete pas ndarjes së ish-Jugosllavisë, braktisjen e sistemit komunist në Shqipëri, emigrimin e një pjese të madhe të popullësisë, por edhe për rizbulimin e tokës së tyre pas iluzionesh dhe zhgënjimesh. Më shtojnë kureshtjen edhe italiano-shqiptarët, pasi pyes veten nëse një person i lindur nga çift i përzier në është italian apo shqiptar? Problemi është që ndonjëherë fëmijët nuk arrijnë të bisedojnë me gjyshërit e tyre. U ndodh edhe italianëve që kanë nipër gjermanë,”- është shprehur Xhuvani.
Kështu që pas “Lindje-Perëndim-Lindje”, i cili trajton dëshirën e çmendur të disa çiklistëve të kthehen në Shqipëri pasi janë zbuluar në Trieste pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, Xhuvani është duke punuar për një film të ri, që do të jetë një produksion midis Italisë, Shqipërisë, Norvegjisë dhe Kosovës. Skenari ka marrë spunto nga romani “Gli amori e gli stracci del tempo” (Einaudi), i Anilda Ibrahimi, një shqiptare e cila jeton në Romë.
“Kalohet nga lufta e Kosovës në ditët e sotme dhe është historia e tre personazheve: një vajzë shqiptare, një djalë serb dhe një vajzë italiane, të cilët njohen për shkak të pasojave të konfliktit.
Filmi i cili do të xhirohet në Mantova, në qytetin e protagonistes së tij Valeria Solarino, në Romë, në Novegji, në Kosovë dhe në Shqipëri. Në Mantova regjizori ka marrë ndihmën e “Mantova Film Commission”. Ndërkohë Grazian Mangoni tregon “Jemi njohur rastësisht në një restorantin e një aktori shqiptar ndërkohë që unë isha me pushime me bashkëshorten time.”
Si është situata sot në Shqipëri?
Nga ana politike është më e qetë, vitet e fundit vendi është rritur si dhe janë ndërtuar hotele. Ndonëse ne nuk jemi pjesë e sistemit të euros ka nisur të ndihet kriza. Emigrantë të shumtë janë duke u kthyer nga Italia dhe Greqia dhe kjo parashikon një kkohë të vështirë pasi nuk ka punë për të gjithë.
Si është situata e kinematografisë në Shqipëri?
Kemi një Qendër Kombëtare të kinemasë që prej vitit 1995, dhe prodhojmë 2-3 filma në vit. Mjetet janë të paktë dhe arrijmë të realizojmë filma me metrazh të gjatë me kualitet sidomos me ato që rrisin buxhetin. Ndërsa unë realizoj edhe filma me metrazh të shkurtër dhe punoj për televizionet private. Sapo kam realizuar një serial me pesë seri në një televizion privat.
Keni fituar mjaft çmime ndërkomëbëtare si tek filmi “Parrullat” në Kanë. Po përsa i përket ccmimit Oscar për filmin “Lindje-Përendim-Lindje si shkuan gjërat?
Ishte kandiduar si filmi më i mirë i huaj. Kaloi seleksionimet e para por nuk ia doli të ishte në ndër pesë më të mirët. Megjithatë unë e konsideroj një kënaqësi dhe arritje të madhe.
Ju keni ardhur për të prezantuar filmin tuaj “Lindje-Perëndim–Lindje së bashku mëe aktorin Helidon Fino si dhe jeni duke vizituar Mantovën për të parë vendet ku do të xhironi. Keni qenë ndonjëherë më parë?
Po dhe së bashku me Mangonin kam vizituar pallatin “Ducale” nën guidën e professor Rodolfo Signorini. Që atëherë kam menduar që dëshiroja të tregoja një histori e cila të kishte në qendër pikërisht Pallatin Ducale, me disa paralelizma me personazhet e mi.