Gjergji Goro, kreu i Bashkisë së Himarës, në një intervistë për Shqiptarja.com, tregon pritshmëritë e tij si "i zoti i vendit" për këtë vit turistik. Çfarë ka ndryshuar në Himarë, nga prishja e ndërtimeve pa leje e deri tek një punë e madhe e stafit të bashkisë për të "trajnuar" e u kujdesur, që shërbimi në Himarë dhe në zonat përreth të jetë në lartësinë e duhur për turistët, gjatë këtij sezoni.
Zoti Goro, kanë kaluar disa ditë nga ngjarja që tronditi gjithë opinionin publik, ku mbetën të vdekur 13 vetë. A mund të na thoni se si u gjendët ju sapo morët njoftimin?
Në fakt isha nisur për disa takime në Tiranë dhe më njoftuan rrugës se çfarë kishte ndodhur. U lidha me punonjësit e bashkisë dhe të policisë bashkiake duke i drejtuar ata menjëherë në vendngjarje. Në kontakt të vazhdueshëm isha me strukturat e policisë së rendit që më informonin minutë pas minute ç'ndodhte dhe menjëherë u vura në kontakt me ministrinë e Shëndetësisë dhe të Brendshme për të marrë të gjitha masat. Duke nisur nga pasojat tragjike të atij aksidenti fatkeq, u ktheva menjëherë për në Himarë duke kaluar pothuajse gjithë natën në qendrën spitalore të Himarës, sepse sikurse dihet, në Himarë ka vetëm qendër spitalore. Por gadishmëria e mjekëve, e në mënyrë të veçantë e popullit të Himarës, bëri që nga ky aksident tragjik të shpëtonin shumë jetë, pra të minimizonim përmasat e kësaj tragjedie.
Në fakt, kjo është pika ku duhet të ndalem pak. Ka të bëjë me angazhimin dhe solidaritetin maksimal të himarjotëve, të cilët me të marrë njoftimin, u drejtuan me ç'të mundnin për në vendin e aksidentit...
Dua të falenderoj të gjithë bashkëqytetarët e mi të cilët patën guximin dhe kurajon për të shkuar për të dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes. Nëse nuk do të ishte kontributi i tyre i madh, e theksoj edhe njëherë, përmasat e tragjedisë mund të ishin më të mëdha. Qytetarët e Himarës e kanë treguar prej kohësh se janë organizatorë dhe mikpritësa. Dhe kjo ngjarje, tregoi më së miri sesa solidarë janë, por jo vetëm në fatkeqësi. Ata kanë zbritur nga të gjitha anët dhe me ç'të mundnin për të shkuar te autobuzi i fatkeqësisë. Ja dhe pak ditë më pas, edhe pse aksidenti kishte ndodhur, gratë himarjote u kthyen në vendin e ngjarjes. I qanë me vajet e tyre viktimat e këtij aksidenti tragjik, sikur të kishin qenë bijtë e bijat e tyre, duke i bërë respektin maksimal. Dhe për komunitetin tonë kjo do të thotë shumë. Megjithatë, vura re, se të gjithë e kanë mirëpritur këtë lloj reagimi të popullit himarjot.
Ky aksident ndodhi vetëm pak ditë pas hapjes së sezonit turistik. A mund të ketë efekt kjo tragjedi tek turistët që do të vizitojnë Himarën dhe rrethinat?
Mendoj që jo. Ajo fatkeqësi ndodhi. Por jeta vazhdon. Dhe sezoni turistik në Himarë do të vazhdojë. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që në zonën tonë të mbledhim sa më shumë njerëz këtë vit, që nuk vijnë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, madje edhe nga Greqia. Kemi shumë turistë të huaj që kanë prenotuar dhe vijnë nga jashtë. Shpresoj këtë vit të kemi bollëk. Bashkia Himarë ka marrë të gjitha masat për ta bërë rivierën tonë atraktive, tërheqëse, ku nuk do të mungojë infrastruktura e nevojshme, madje, kemi hapur dhe zgjeruar hapësirat tona publike. Tani mund të ketë edhe pakënaqësi aty këtu, por them se shumica e punëve janë bërë për t'i ardhur në ndihmë biznesit vendas, madje të kemi edhe më shumë hapësira për turistët. Mendoni sikur në çdo vend të kishim kioska dhe më pak hapësira publike. E kam vënë re se ka pasur një lloj kriticizmi për çështjen e prishjeve të ndërtimeve që nuk kishin asnjë letër. E kuptoj shumë mirë se ka shumë interesa që preken e prishen në këtë aspekt. Por qytetarët himarjotë e dinë se kjo nuk ka të bëjë me inate. Ka të bëjë me rregullimin e territorit dhe një sezon të suksesshëm turistik.
E meqë flasim për sezonin, cilat janë pritshmëritë tuaja të këtij viti?
Prenotimet janë bërë dhe shumica e tyre janë mbyllur që në muajin prill. Në Himarë kemi të rregjistruar gati 20 mijë shtretër, që përfshijnë hotelerinë, vilat, por edhe shtëpitë himarjote dhe të zonave përreth janë hapur për të gjithë turistët. Të huajt psh kanë filluar dhe preferojnë më shumë shtëpitë himarjote. Ne si bashki jemi organizuar për të bërë edhe broshura, fletëpalosje, edhe materiale të tjera për të njohur qytetin, rrethinat, historinë por edhe zakonet e kësaj treve. Ndaj kemi marrë masat që shëtitorja të jetë e ndriçuar, e rregullt, ku biznese të ndryshme të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërkohë, për ti ardhur në ndihmë biznesit, bashkia Himarë ka përgjysmuar taksat për biznesin e vogël e të mesëm, apo edhe atë familjar. Si rrallë herë më parë, një nismë e tillë është marrë për të lehtësuar sadopak barrën e çmimeve dhe për të qenë sa më pranë turistëve për shërbimet.
Po ndërkohë, si do të zgjidhet çështja e ujit? Ka qenë gjithmonë problem...
E di që ka qenë një problem. Për herë të parë bashkia Himarë ka organizuar punën për të pasur ujësjellësin e vet dhe ndërkohë në bashkëpunim edhe me parnerë ndërkombëtarë, dhe me ndihmën e e Bankës Botërore, do të krijohen edhe rrjete të tjera ujësjellësi. Nga ana tjetër kemi marrë masat që në fillim të këtij viti, për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit në disa drejtime. Aksion i cili ka përfunduar me sukses dhe puna vijon edhe për mirëmbajtjen e rrjetit. Synojmë sadopak që këtë vit të kemi përmirësim të dukshëm të çështjes së ujit të pijshëm në Bashkinë e Himarës por edhe në fshatrat përreth.
Një tjetër shqetësim ka qenë çështja e çmimeve por edhe shërbimeve. Do ketë ndonjë përmirësim këtë vit?
Këto janë çështje që i vendos tregu, por edhe kontroll ka pasur kohë pas kohe dhe do të ketë edhe gjatë sezonit. Himara është parë gjithmonë si një vend që duhet të zhvillohet turizmi elitar. Por kjo bëhet me projekte afatgjatë, do të bëhet kur plani i ri urbanistik për bashkinë të vihet në funksionim. Eshtë bekuar nga zoti ky vend që malin dhe detin i ka shumë afër, duke qenë shumë atraktiv për turistët. Dhe në planin e ri urbanistik gjithçka ndërthuret. Himara do ta ruajë performancën e saj elitare por ndërkohë mendojmë se edhe kjo bashki të zgjerojë "klientët" e saj. Eshtë një vend për t'u eksploruar nga të gjithë. Dhe më thoni një turist, shqiptar apo të huaj, që nuk preferon të shohë Himarën ndërkohë që vjen për pushime në Shqipëri. Një risi krejt ndryshe që ndodhi këtë vit, ishte çelja e sezonit turistik. Dhe ne bëmë të mundur si bashki e Himarës që të mundësonim falas qëndrimin në hotelerinë e qytetit tonë apo edhe në mundësitë e tjera akomoduese. Kjo jo vetëm për të qenë mikpritës në hapjen e sezonit, por për tu treguar turistëve se këtë vit, do të ketë shumë gjëra ndryshe në Himarë, pse jo, edhe argëtim e zbavitje.
/Shqiptarja.com