Gjergji Muzaka zgjedh Tiranën
Dorian Bylykbashi vishet i kuq

Gjergji Muzaka zgjedh Tiranën<br />Dorian Bylykbashi vishet i kuq
Tirana ka realizuar një goditje mjaft cilësore në merkato duke afruar Gjergji Muzakën, i cili rikthehet te ekipi bardheblu pas disa aventurave në kampionatin shqiptar. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga klubi bardheblu që ishte në negociata prej disa ditësh me Muzakën.

Prishja e kontratës me ekipin e Flamurtarit me konsensus të plotë nga të dy palët bëri që Muzaka të rikthehej në kryeqytet, por jo te ekipi i kuq. Mesfushori do të jetë pjesë e klubit bardheblu në pjesën e dytë të sezonit. Ndërsa të mërkurën në orën 14:00 Muzaka do të prezantohet para mediave në ambientet e klubit në stadiumin "Selman Stermasi". Pas Francis Kahates, Muzaka forcon akoma më shumë ekipin 24 herë kampion të Shqipërisë në garën për titullin kampion.

Ndërsa në garë për mesfushorin ishte edhe Partizani, por këmbëngulja e Tiranës përmes edhe një oferte më të mirë bëri që Muzaka të refuzonte edhe këtë herë rikthimin në shtëpi. Muzaka nuk arriti që të spikaste në Vlorë me Flamurtarin në pjesën e parë të edicionit duke mos dhënë më të mirën e tij, kjo bëri që të largohej bashkë edhe me Gilman Likën, i cili është më pranë Kukësit, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të bashkohet me bardheblutë.

Përgjigjet Partizani
Partizani i përgjigjet Tiranës duke zyrtarizuar po ditën e mërkurë Dorian Bylykbashin. Lojtari ka ndërprerë kontratën në mënyrë konsensuale me presidentin Arben Laze duke u bashkuar me të kuqtë. Për Bylykbashin nuk është një ambient i panjohur, pasi ka qenë edhe më parë pjesë e ekipit të Partizanit, pasi në sezonet 2003 - 2006 ka qenë pjesë e të kuqve, teksa ka shënuar 41 gola në 91 ndeshje të kampionatit.

Në kulmin e karrierës së tij, Bylykbashi u transferua në Ukrainë te Krivbas, ku luajti për 4 sezone nga 2006 deri më 2010. Fantazisti është përforcimi i dytë i merkatos së janarit, pas mbrojtësit Gëzim Krasniqi, ndërsa janë larguar me konsensus bullgari Dishliev dhe kosovari Argjend Mustafa.

Shpartallohet Skënderbeu
Skënderbeu është shkatërruar me rezultatin e thellë 0-5 në miqësoren e zhvilluar në Spanjë përballë Club Brugge. Kampioënt e Shqipërisë nuk arritën që të lënë gjurmë në miqësoren e luksit duke pësuar një ‘thes’ me gola.

Aktualisht kampionët e kampionatit shqiptar janë zhvendosur në gadishullin Iberik për fazën përgatitore dimërore ku do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore. E ndërsa Skënderbeu ka zgjidhur Spanjën, Kukësi spostohet në Turqi. Gjate fazës përgatitore në Turqi, Kukësi do zhvillojë dy ndeshje miqësore me Bursaspor dhe Trabzonspor.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit