TIRANË - Gjykata e Tiranës nuk pranoi kërkesën e koleksionistit Gjergji Thimo për ndryshimin e masës së sigurisë.

Para gjykatës, koleksionisti kërkoj të lirohet nga qelia e burgut për arsye shëndetësore dhe pretendimit se kanë përfunduar afatet hetimore prej 6 muajve.

Ky pretendim, u rrëzua nga prokurori i çështjes që kërkoj kërkesa e Gjergji Thimos mos të pranohet.

Gjykata, pasi dëgjoi palët vendosi të mos I ndryshoj masën e “arrestit me burg” për koleksionistin deri në një vendim tjetër. Ndërkohë, prokurori i kujtoj togave të zeza se ka përfunduar raporti i vlerësimit të ikonave të gjetura në banesën e Gjergji Thimos, ku shumica prej tyre rezultojnë të vjedhura.
 
Shkimi u publikuar sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print