TIRANE- Ambasadori i Republikës Federale Gjermane ka thirrur dje në selinë diplomatike të vendit të tij në Tiranë presidentin e Republikës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga ambasada gjermane, kreu i shtetit shqiptar është detyruar të kalojë një fundjavë pune në prani të diplomatëve të Berlinit për orë të tëra, në një takim, tema qendrore e të cilit ka qenë emri i guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Bujar Nishani deri tani është kontaktuar disa herë edhe nga kreu i misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, për të diskutuar gjithnjë për këtë temë, që konsiderohet shumë e rëndësishme nga të huajt. Po ashtu, atë e ka takuar gjashtë herë posaçërisht në selinë e Presidencës kryeministri Edi Rama, ndërkohë që ka biseduar edhe me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
/Shqiptarja.com

Kreu i BSH, Meta: Nishani veproi sipas bindjes së tij Kushtetuese
Shtyhet zgjedhja e Guvernatorit Meta: Nuk kam folur me Ramën









