Gjermanët nuk duan të udhëheqin ushtarakisht

Gjermanët nuk duan të udhëheqin ushtarakisht

Christine Lambrecht

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha para pak kohësh se Gjermania ishte e detyruar të luante një rol udhëheqës global, duke përfshirë sferën ushtarake, dhe se tani nuk duhet të ketë frikë nga përgjegjësia. Por, sipas një studimi të Fondacionit Fritz Körber, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk e duan këtë rol udhëheqës të Gjermanisë në planin ushtarak.

Sipas sondazhit të "The Berlin Pulse" i bërë me porosi nga Fondacioni Körber, një fondacion ky i korporatës Körber AG, 60 për qind e të anketuarve i mbështesin përpjekjet aktuale të qeverisë për të forcuar ushtrinë gjermane. Por dy ndër tre, përkatësisht 68 përqind, refuzojnë një rol udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë.

Pavarësisht situatës së ndryshuar botërore, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë më e rezervuar në arenën ndërkombëtare. Ata preferojnë angazhimin diplomatik. Kjo përkon me trendin e fundit ARD-Gjermani, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekje më të mëdha diplomatike nga qeveria federale për t'i dhënë fund luftës.

Një ndryshim në krahasim me anketimet e mëparshme vihet re në marrëdhëniet me SHBA. 81 për qind e të anketuarve i shohin SHBA si një partner për mbrojtjen e Evropës. Kjo është një përqindje  shumë më e lartë se një vit më parë.

Perceptimi i Rusisë nga ana tjetër, është përkeqësuar dukshëm - dhe në vazhdimësi vitet e fundit. Sipas studimit kthesa e vërtetë në perceptimin ndaj Rusisë erdhi qysh në momentin kur Gjermania mësoi për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe nga koha e protestave masive në Bjellorusi në vitin 2020, disa kohë para se Putini të sulmonte Ukrainën.

Rrezik nga Rusia

Interesant në sondazh është fakti që 75 përqind e të anketuarve ende shohin pak ose aspak kërcënim ushtarak të Gjermanisë nga ana e Rusisë. Megjithatë ata janë të frikësuar nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe nga një zgjerim i konfliktit në vendet të tjera të Evropës Lindore: Më shumë se dy të tretat, përkatësisht 69 përqind e të anketuarve, janë të shqetësuar se Putini mund të përdorë armë bërthamore. 80 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar se lufta mund të përfshijë edhe vendet Baltike ose Poloninë.

Studimi "Pulsi i Berlinit" trajton çështjet më urgjente aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga këndvështrime të ndryshme. Një komponent qendror është një sondazh aktual i opinionit mbi pozicionet e politikës së jashtme të gjermanëve. Për anketën përfaqësuese, Kantar Public anketoi 1088 persona që banojnë në Gjermani, nga mosha 18 vjeç e lart. Anketimet u bënë në periudhën midis 2 dhe 11 gusht 2022./ DW

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)