Gjermanët të frikësuar më shumë nga politikat e Presidentit Trump se nga Covid-19

Gjermanët u friksohen më shumë politikave të presidentit amerikan, Donald Trump sesa COVID-19. 

Në studimin “Frikërat e Gjermanëve” kryer nga  ‘R+V Insurance’,  53% e të anketuarve mendojnë se politikat e Trump mund ta bëjnë botën më të rrezikshme, sesa çdo gjë tjetër. 

Qytetarët gjermanë thonë se në mënyrë të përsëritur ai shkakton ndërlikime serioze ndërkombëtare.

Ata përmendin si probleme, luftën tregtare me Kinën,  konfliktet tregtare dhe sulmet e politikës tregtare edhe me shtete aleate, përfshirë Gjermaninë.

Tërheqja e SHBA nga OBSH  dhe konfrontimi me Iranin.

Në vendin e dytë dhe të tretë, gjermanët rendisin koston e jetesës, situatën ekonomike dhe kostot e taksapaguesve të BE-së  për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Një e treta e të anketuarve u shprehën se ata vetë  ose dikush që ata e njihnin do të infektohej me koronavirus edhe pse Gjermania nga të gjitha raportet cilësohet shteti me menaxhimin më të mirë të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Sipas studimit gratë janë më të shqetësuara se burrat - jo vetëm kur bëhet fjalë për çështje të tilla si sëmundja, kujdesi ose mjedisi.

57 përqind e grave janë dakord që politikat e Presidentit të SHBA e bëjnë botën më të rrezikshme, kurse burrat përfaqësohen me 49 përqind.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes