Një sulm kamikaze ka shkaktuar 1 viktimë dhe 9 të plagosur në Recklinghausen të Gjermanisë.

Një grua humbi jetën, ndërsa 9 të tjerë u plagosën, pasi një makinë doli nga korsia dhe përplasi pasagjerët që po prisnin autobusin në stacion.

Policia dyshohet se bëhet fjalë për një sulm të organizuar. Në momentin e përplasjes, stacioni ishte i mbushur me njerëz.

Shoferi i makinës ka shpëtuar nga rreziku dhe pritet që të dalë para policisë për t’u pyetur.

Ky sulm vjen në vazhdën e disa  sulmeve të tjera që kanë ndodhur në Europë. Gjermania u përball me një tjetër sulm vdekjeprurës në dhjetor të 2016-ës.

12 persona humbën jetën dhe 56 të tjerë u plagosën pasi një tunizian u fut në mes të turmës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.