Gjermani, 2016 viti me numrin më
të ulët të azilkërkuesve

Gjermani, 2016 viti me numrin më<br />të ulët të azilkërkuesve
Numri i i azilkërkuesve në Gjermani gjatë vitit 2016 ka pësuar një rënie prej 600 mijë azil kërkuesish krahasuar me vitin 2015.

Gjatë vitit 2016, numri i kërkesave për azil në Gjermani ka qenë 280 mijë, ndërkohë që në vitin 2015 numri i kërkesave për azil, ka qenë 890 mijë.

Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, kjo ulje e numrit të kërkesave ka ardhur si pasojë e mbylljes së rrugës Ballkanike dhe arritja e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë.

Emigrantët janë shndërruar në një çështje shumtë të rëndësishme politike në Gjermani, ku në vjeshtë zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, kancelaria Angela Merkel, është shprehur se kriza e refugjatëve mund të ishte përballuar më mirë nga ana e qeverisë që ajo drejton.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!