Vijojnë ngjarjet emocionuese në Gjermani, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Kjo ngjarje i ka treguar botës se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe asgjë nuk qëndron ashtu siç është”, kështu ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalën e saj gjatë ceremonisë.
 
Merkel, e rritur në Gjermaninë lindore, si dhe zyrtarë të tjerë vendosën trëndafila në një nga pjesët e mbetura të murit për të përkujtuar ata që humbën jetën në përpjekje për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore.
 
Mijëra njerëz enden përgjatë një rruge 15 km të gjatë në qendër të Berlinit ku qëndornin dikur muret e larta, tashmë të zëvendësuar me balona të ndriçuara në lartësinë e 3.6 metrave.
 
Më shumë se 1 milion vizitorë kanë arritur në Berlin për fundjavën e festimeve që do të kulmojnë pasdite vonë në Portën e Brandenburgut.
 
 
Në një ditë të shënuar për Gjermaninë, Barack Obama nëpërmjet një deklarate tha se veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës janë një kujtesë se ‘ka më shumë punë për të bërë për Europën, në mënyrë që ajo të jetë e lirë dhe në paqe.’ Ndërtuar në vitin 1961, Muri i Berlinit e ka ndarë qytetin për 3 dekada duke u rrëzuar më 9 nëntor të 1989-ës.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)