GJERMANI - Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën teksa po merrnin pjesë në një stërvitje trajnuese të policisë në Berlin raportoi një zjarrfikës i shërbimit të shpejtë.

Aksidenti ndodhi në një lartësi shumë të ulët par shkak të mjegullës së dendur dhe dëborës pranë stadiumit Olimpik në pjesën perëndimore të kryeqytetit gjerman njoftuan mediat gjermane.

Pamjet televizive treguan mbetjet e helikopterëve mbi fushën sportive.

“Ne të gjithë jemi të tronditur nga ky aksident i tmerrshëm dhe është urdhëruar kryerja e hetimeve”, - tha kreu i policisë federale gjermane për gazetarët në vendngjarje.

Qindra policë ishin duke marrë pjesë në një stërvitje për luftën kundër dhunës në ndeshjet e futbollit ku shumë prej pjesëmarrësve ishin silleshin si huliganë në kohën e aksidentit.

Fusha sportive është përdorur dikur nga forcat britanike me baza në Berlin gjatë Luftës së Ftohtë dhe tani përdoret nga shkollat lokale dhe të tjerë për aktivitete të ndryshme sportive.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)