Eskorta e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka pësuar sot një aksident të rëndë.
Një nga makinat u përplas me një motor, eskortë policie e kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Sipas 'Washington Post', aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të kampionatit evropian të kombëtares së futbollit të vendit të tij.
Nga ky aksident një oficer policie vdiq dhe një oficer tjetër u plagos rëndë.
Shoferi i makinës u përplas me motoçikletën ndërsa ishte duke marr një kthesë majtas', tha policia e Shtutgartit.