BERLIN- Tetë persona, mamaja dhe 7 fëmijët e saj, nga 6 dhe 16 vjeç, anëtarë të një familjeje me origjinë turke humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu natën në Backnang, në jugperëndim të Gjermanisë.
Sipas autoriteteve gjermane shtatë viktimat kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagëvë të rënda që kanë marrë nga flakët e zjarrit që përfshiu një bllok banimi.
Në vendin ngjarjes mbërriti menjëherë edhe ambasadori turk në Gjermani, Hueseyin Avni Karslioglu.
Kufomat janë gjetur në katin e parë të ndërtesës. Ndërsa 3 persona, xhaxhai, gjyshi dhe një fëmijë 11 vjeç mundën të shpëtonim pasi zjarrfikësit i nxorrën nga ballkoni.
Në katin përdhes të kompleksit - siç shkruan Die Welt – ndodhej një qendër kulturore turko-gjermane. Autoritetet policore kanë përjashtuar hipotezën e një zjarri të qëllimshëm apo ksenofob.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com