Gjermani, arrestohet boshnjaku, një nga autorët e masakrës së Bataclan

Gjermani, arrestohet boshnjaku, një nga autorët e masakrës së Bataclan

Një nga të dyshuarit si autor i sulmit terrorist në Bataclan në Paris në nëntor të 2015-ës, ku humbën jetën 130 të rinj dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, është arrestuar nga forcat speciale në Gjermani. Bëhet fjalë për një boshnjak 39 vjeçar ndaj të cilit ishte lëshuar një mandat arresti evropian. 
I arrestuari aktualisht po mbahet në paraburgim, dhe është në pritje të ekstradimit në Belgjikë. Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Dresden.
Boshnjaku akuzohet për mbështetje të një organizate terroriste në lidhje me sulme terroriste përfshirë dhe atë të Bataclan në Paris.
Arrestimi u krye pas hetimeve për shkelje të ligjit për armëmbajtje ku ishin përfshirë dy bashkëatdhetarë të tij. Operacioni për arrestimin e boshnjakut u krye nga forcat speciale. Në momentin e arrestimit ai nuk kishte armë me vete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë