Policia në Berlin ka arrestuar Daniela Klette, një ish-terroriste e ekstremit të majtë nga Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe (RAF), sipas burimeve të sigurisë. Autoritetet kanë qenë në kërkim të anëtarëve të arratisur të RAF, të njohur gjithashtu si grupi “Baader-Meinhof”, për dekada me rradhë.
Autoritetet akuzojnë 65-vjeçaren Klette dhe dy kolegët e saj për tentativë për vrasje dhe një seri grabitjesh të mëdha midis viteve 1999 dhe 2016.
Autoritetet thanë se RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 individëve dhe plagosjen e të paktën 200 personave të tjerë.