Gjermani, arrestohet një shtetas
sirian, akuzohet për krime lufte

Gjermani, arrestohet një shtetas<br />sirian, akuzohet për krime lufte
GJERMANI-Një shtetas sirian është arrestuar në Duesseldorf të Gjermanisë nën akuzën për krime lufte.

Sipas autoriteteve gjermane, i arrestuar Abdalfatah HA, dyshohet të jetë pjesë e Frontit al-Nusra, një organizatë terroriste në Siri e lidhur me  al-Kaedan.

Abdalfatahu HA, akuzohet për vrasjen e 36 zyrtarëve të qeverisë siriane në vitin 2013.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme autoritetet kanë arrestuar edhe person tjetër në qytetin e Giessen, i cili akuzohet për thyerjen e ligjeve ndërkombëtare të armëve.

Policia ka deklaruar se  i arrestuar në qytetin e Giessen është Abdulrahman AA dhe se autoritetet dyshojnë se edhe ai është një prej luftëtarëve të Frontit Al-Nustra.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike