Një ngjarje e turpshme ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë shortit të ndarjes së grupeve në Kampionatin Europian 2024, të mbajtur në Hamburg të Gjermanisë.

Gjatë procesit, në sfond është dëgjuar një audio pornografike, që ngjasonte me rënkimin e një femre.

Audioja besohet se ka ardhur nga ndonjë ndërhyrje në sistemin audio të sallës, në ndërtesën e Elbphilharmonie në Hamburg, ku po mbahej ceremonia.

Ngjarja ka qënë e sikletshme për të pranishmit, duke mos munguar as reagimet.

Ish-lojtari i Manchester Cityt, David Silva, i pranishëm në skenë, mbuloi fytyrën në përpjekje për të fshehur të qeshurën e tij.

“Këtu ka një zhurmë të çuditshme”, tha zv.sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, i sikletosur.

Ishte po Marchetti, që theksoi ndërprerjen e audios duke thënë se “tani është ndalur”.

Pavarësisht këtij skandali, procesi vazhdoi normalisht, por tifozët nuk e kanë 'falur' rastin dhe videoja është bërë virale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
VIDEO/ Skandali me audion erotike në Euro2024, zbulohet autori i ‘shakasë’

1701608665_pppp.JPG

Dan Jarvis

Audioja erotike e dëgjuar në sfond gjatë shortit të grupeve në Euro2024, mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, ka shkaktuar reagime të shumta.

Videoja që tregon momentin qesharak ka bërë xhiron e botës në të gjitha mediat.

Skandali nuk ka mbetur pa autor. Një person i quajtur Dan Jarvis ka marrë përsipër autorësinë e “shakasë”.

Jarvis ka publikuar një video në rrjetin social “X”, ku merr përsipër autorësinë e vendosjes në sfond të audios pornografike.