Dy muaj pas shpalljes në kërkim, për rrahjen e Klea Prengës, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj janë vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ata u vetëdorëzuan në Drejtorinë e policisë në prani të avokatit.
Ndaj Mariela Berisha është ekzekutuar vendimi për vënien nën masën e sigurisë 'Arrest në burg', ndërsa për Antonela Berishan është vënë masa e sigurisë 'Detyrim paraqitje'.
'Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore" ndaj shtetases A. B.', njofton policia.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.
Klea Prenga pas goditjes ka dëme të pariparueshme në fytyrë, teksa i kanë rrezikuar punën e saj si blogere.
Lajmi ne perditesim...
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.3%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 3246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si po transformohet 'Qyteti Studenti' në Tiranë
16 Tetor, 14:49
-
Hera e parë në Shqipëri, organizohet Kampionati Botëror për të rritur në mundje! Vijnë 2300 sportistë dhe trajnerë
16 Tetor, 14:44
-
Tiranë/ Plagosja e 25-vjeçarit te servisi në Vorë pas përleshjes mes dy grupeve, arrestohet për moskallëzim krimi 39-vjeçari, 3 autorët në kërkim
16 Tetor, 14:37
-
Tiranë/ Ngacmonte seksualisht 2 vajza, arrestohet 55 vjeçari
16 Tetor, 14:19
-
SPAK e akuzon Leonard Hiden për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte shef Krimesh, KQZ do lejojë kryebashkiakun e Libohovës të mbajë mandatin (DOKUMENTI)
16 Tetor, 14:13
-
Qeveria miraton Rregulloren e garës për 12 drejtorët e Policive në Qarqe! I njëjti proces për Zv/drejtorin e Përgjithshëm, drejtorët e Departamenteve dhe shefat e Komisariateve
16 Tetor, 13:36
-
Tiranë/ Në kërkim se ktheu magazinën në shtëpi bari në Selitë, në pranga 36 vjeçari
16 Tetor, 12:13
-
Kualifikimi larg, Kombëtarja U-21 e mbyll grupin në vendin e katërt! Shqipëria mposht 1-0 Armeninë
16 Tetor, 12:06
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, ‘Poker 5’ prangos pronarin e lokalit dhe 3 klientët në Kamëz! Ja çfarë u sekuestrua
16 Tetor, 11:38
-
FSHF 'kyç' stadiumin 'Air Albania', derbi i kryeqytetit zhvillohet në Vlorë
16 Tetor, 10:13
-
Tiranë/ Tregtonin botoks kontrabandë, 3 administratorë në pranga, 5 në hetim dhe 3 shpallen në kërkim! DETAJET dhe si funksiononte skema
16 Tetor, 10:11
-
E rëndë në Kamëz, gjyshi aksidenton për vdekje nipin 2 vjeç
16 Tetor, 09:56