Shqiptarët formojnë grupin më të madh të të kthyerve vullnetarë nga Gjermania me 15 749 e ndjekur nga serbët 5 754, irakianët, shqiptarët e Kosovës 5 130, si dhe maqedonasit, afganët e iranianët.
Në vitin 2016, Gjermania deportoi 25 mijë emigrantë. Zyra për Migracionin dhe Refugjatët thotë se një numër gjithnjë e më i madh azilkërkuesish janë duke u rikthyer vullnetarisht në Irak, Iran dhe Afganistan rreth 10 herë më shumë sesa u kthyen në vitin 2015.
E përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” e cila citon burime nga zyra për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), vihet re se shumica e emigrantëve të vetëlarguar janë nga Ballkani Perëndimor.
Një zëdhënës i Ministrisë së Financave shprehet se qeveria do të rrisë financimin në vitin 2017 për të mbështetur përpjekjet për të inkurajuar njerëzit që të largohen nga Gjermania.
Gjermania e ka ashpërsuar qëndrimin e saj mbi emigracionin në muajt e fundit, nxitur nga shqetësimet rreth sigurisë dhe integrimit pas pranimit më shumë se 1.1 milion emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrikë që në fillim të 2015.
Qeveria gjermane është angazhuar se do të përshkallëzojë kthimin e emigrantëve, edhe për shkak të kritikave ndaj Kancelares Angela Merkel, e cila mbështet politikën e të dyerve të hapura ndaj refugjatëve si dhe duke patur parasysh sulmin e fundit ku tuniziani, azilkërkuesi Anis Amri vrau në Berlin 12 persona e plagosi 48 të tjerë.
Redaksia Online
l.q/ e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com