Rreth 50 azilkërkues nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia dhe Serbia kanë mësyrë katedralen e Regensburgut në Gjermani, teksa kërkojnë të strehohen në këto ambjente. Mësohet se në grupin e azilantëvë ka edhe fëmijë të mitur. 

Me parrulla në duar ku shkruhej “Të drejta për të gjithë” azilantët tubuan përpara katedrales, teksa drejtuesit e tempullit duke parë gjendjen e azilantëve kanë vendosur t'i strehojnë. Në mbështetje të drejtuesve të kishës kanë shkuar dhe qytetarë të shumtë të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre.

gjermani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com