BERLIN, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Berlini parashikon hapjen e një qendre ndihme për gratë e dhunuara nga ushtarët e grupit të Shtetit Islamik (EI), njoftoi sot një ministër gjerman për të përditshmen "Bild".
Ministri i Bashkëpunimit, Gerd Muller theksoi se ndërtesa mund të priste 100 gra dhe vajza që vinin nga Siria dhe Iraku, pa dhënë detaje se ku dhe kur një qendër e tillë do të ndërtohej.
Muller konfirmoi se kishte biseduar gjatë vizitës në Irak me pesë vajza të rrëmbyera nga ISIS-i dhe të dhunuara kolektivisht nga militantët.
Në mes të muajit nëntor, një komision hetimi i OKB-së akuzoi grupin e Shtetit Islamik për përhapje të terrorit në Siri duke dënuar masakrat kundër grupeve etnike dhe fetare, ekzekutimet dhe dhunimin seksual dhe shtatëzanitë e detyruara.
Gjermania, destinacioni i parë për azilkërkuesit në Evropë, pritet të presë rreth 230 000 në 2015 dhe 200 000 këtë vit, rreth 60 për qind më shumë se në vitin 2013. Pjesa më e madhe janë me origjinë nga Siria, por gjithashtu dhe nga Iraku dhe Afganistani./
/ec/ a.jor.