Nga 1 gushti pasaportat dhe ID-të prodhohen nga shteti! Çmimi nuk ndryshon! 26 korrik afati i fundit i përdorimit të kuponave ‘Aleat’

Duke nisur nga data 1 gusht 2023, kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shteterore "IdentiTek", duke kaluar keshtu nga koncensionari "ALEAT" që  prodhonte nga viti 2009, kur për herë të parë u lancuan dokumentet biometrike, tek një shoqëri aksionere të krijuar së fundmi. Kontrata me kompaninë franceze "Idemia" gë në Shqipëri njihet si "ALEAT" përfundon më 31 korrik, 15 vite pas nënshkrimit të saj në vitin 2008.

Pas 1 gushtit s'ka më kupona "Aleat"
Të gjithë qytetarët gë duan të aplikojnë këto ditë pa vonesa për t'u pajisur me dokumente duhet të nguten deri në datën 26 korrik, pasi në data 27 deri më 31 korrik nuk do të jetë e mundur, për shkak të kalimit të detajeve të fundit të ndryshimit të dy kompanive. 
Gjithçka të jet e njëjtë, vendet e aplikimit, por edhe Posta Shqiptare për blerjen e kuponave të rinj me logon "IdentiTek", me të cilëi nga data 1 gusht nis puna, jo vetëm brenda vendit por edhe në zyrat e aplikimeve jashtë Shqipërisë.

Çmimi nuk ndryshon
Report Tv mëson se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t'u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15 ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 leke.

Simboli i logos IdentiTek dhe kush e drejton
Report Tv ka arritur të sigurojë përmes burimeve edhe logon zyratre të kompanisë "IdentiTek", e cila në bazën e saj ka simbolin e shqiponjës, por të integruar në një chip elektronik, një shëmbëlltyrë e vetë misionit të kompanisë. 

Drejtuese e "IdentiTek" do të jetë Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja deri më tani ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe është marrë me inteligjencën artificiale.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sarah: 27/08/2023 09:12

    Pershendetje si i behet qe kam ven mbulesen dhe dua te nderroj pashaporten a me nxjerrin probleme dhe si duhet te aplikoj tek e-albania

    Përgjigju
  • Marsel: 12/08/2023 17:46

    Ekzistojn me per aplikimet te shpejtme per pashaport apo vetem per ato 15 dit

    Përgjigju
  • Emanuela: 28/07/2023 12:40

    Po ne momentin qe do fillojne ne 1 gusht per te rinovuar nje pasaport ,duhet aplikuar ne i albania me pare?apo mjafton kuponi dhe pasaport e vjetër.faleminderit ne se mundeni te me pergjigjeni

    Përgjigju
    • Mikaela Z: 28/07/2023 16:46

      Dhe une kete pergjigje dua,po kush te informon thuaj.Hyra dhe ne web te ministris as detaje,info asgje nuk kishte

  • Valentina: 26/07/2023 06:50

    Ok eshte gabim kjo menyra kuponat e blere te ishin te vleshem por te ndalohej shitja e kuponeve te tjere ose kohezgjatja te ishte me e gjate psh deri ne fund te gushtit

    Përgjigju
  • Durim: 24/07/2023 21:20

    Po ne itali iben questura me serioze dote ishte ti better policia

    Përgjigju
  • Nardi: 23/07/2023 17:44

    Ore ne qe thyjme 3mujorshin edhe bejm pashaport te re per tu nisur prap eshte njesoj si kjo e reja qe do dale?

    Përgjigju
    • Leo: 24/07/2023 22:56

      Jo riaplikim, kur të të mbarojnë atëherë shko apliko përsëri!

  • Marku: 23/07/2023 16:04

    Veqse hiqni ate prekenaren nga pashaporta, se ska kuptim

    Përgjigju
    • Ishte sllav: 23/07/2023 22:18

      Qfar thua o skendo, a thua nuk di shkajp aa? Po qe duam ate prekenaren ne pasaport, a thua skendo ishte profet aaa? Mos bre se bo behena Si greket me kryqin ne passporta

    • Gjerrgj kastrioti: 23/07/2023 16:24

      Perkrenaria ka kuptim te madh o legen ti je bajrami ose turk meso gjuhen shqipe nuk je shqiptare je agjent serboturkogrek

  • MahMut Bulku dhe Blerim Sinani KONTIGJENTË KRIMINAL , qé punojnè si Policé RRUGORÈ dhe RRJEPIN , ZHVASIN QYTETARÈT SHQIPTARÈ né Aeroportin e Rinasit: 23/07/2023 15:11

    Pordhé me Rigon ! VJEDHJE , GRABITJE dhe HAJDUTÈRI gjithandej ! Policia RRUGORE dhe 2 KRYE HAJDUTÈT e Policisè RRUGORE duhet té ARRESTOHEN nga SPAK , sepse jané RREZIK KOMBÈTAR pèr QYTETARÉT SHQIPTARÉ dhe TURISTÈT e HUAJ !!!! I béj thirrje ZOTIT ALTIN DUMANI dhe SPAK té HETOJÉ , SURVEJOJÈ dhe tè PÈRGJOJÈ kéta 2 Policè KRIMINELÈ qè jané bèrè MAKTH pèr QYTETARÉT e VORÈS , KASHARIT , FUSHÉ KRUJÈS dhe gjithé Fshatrat pérreth AEROPORTIT NÉNÉ TEREZA

    Përgjigju
  • Lui: 23/07/2023 14:52

    Një problem tjetër jo pak i rëndësishëm është dhe çmimi për pasaportat e personave nën 18 vjeç. Nuk mund të jetë i njejti çmim dhe me afat të përgjysmuar. Nuk ka llogjikë ku të rrijë që një person nën 18 vjeç paguan të njëjtën shifër me personat mbi 18 vjeç por kohëzgjatja është sa gjysma e pasaportave të personave mbi 18 vjeç.

    Përgjigju
  • Analiza: 23/07/2023 14:45

    Nese futet vendi ne BE 5 milion vet duhet ti ndryshojne edhe ID edhe passport pasi del aty tek pasaporta European Union for Albania pra sic ndryshoj pasaporten kroacia ne 2013

    Përgjigju
    • Analiza 2: 23/07/2023 19:43

      Jan lek o shoke, pra 5 milion pasaporta me EU ALBANIA REPUBLIC I bie 5milion pasporta x 50€ = 250 mil € vetëm pasaporta plus 100 mil karta identiteti EU , lek i madh për 3-4 vite me siguri do ti ndryshojme (2028) pra fluksi gjithandej ahaha

    • @ Europa: 23/07/2023 16:03

      Hahaha fiks! Besoj se nga 2033 kena per te hyr ne BE

    • Europa: 23/07/2023 15:10

      Or po te hyjme njehere se s'ngeli pasaporta!

  • Tirona: 23/07/2023 14:02

    Bledara Çuçi tha që do ulet çmimi meqë e mer shteti apo vrk se ma poplli thuj. Mir e keni skeni faj,deri sa të iki dhe i funit mir boni.

    Përgjigju
    • Beni: 23/07/2023 18:28

      Prandaj e hoqen se nuk mbajti premtimin hahaha

    • Or tej: 23/07/2023 14:31

      Po ulen cmimin cfare do i ngelet per te vjedhe or teeeejjjjj

  • Shqipëria: 23/07/2023 12:34

    Po kush i ka blerë kuponat dhe pret ok nga policia për aplikim, mund ti kthejë?

    Përgjigju
  • filip: 23/07/2023 12:05

    supozohet qe te ulej cmimi meqe po i kalon shtetit ,apo lere ce deshe .....

    Përgjigju
    • Beni: 23/07/2023 18:29

      Inflacioni ka ndikuar hahaha

    • Agjenti: 23/07/2023 13:53

      Ti thuaj ishalla spo e rrisin se e dime si funksionon shqiptari

    • Emigranti: 23/07/2023 13:48

      Po mukajeti

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?