BERLIN, 19 gusht /ATSH-AFP/ - Berlini nuk përjashton mundësinë e një takimi të ardhshëm me presidentin rus, Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës. Putin nuk është i ftuar në një takim që pritet të organizohet të hënën me Francën dhe Ukrainën, bëri të ditur sot Kancelaria gjermane.
"Nuk mund të përjashtohet ideja e organizimit të një takimi të tillë, por nuk mund të konfirmohet ende me vërtetësi vendi dhe koha", u shpreh Christiane Wirtz në një konferencë shtypi, zëdhënëse e Kancelares, Angela Merkel.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur Putin nuk është i ftuar në Berlin në fillim të javës tjetër për bisedime mes Merkel presidentit francez, François Hollande dhe atij ukrainas, Petro Porochenko për situatën në Ukrainë.
Nga ana tjetër bisedimet për çështjen e Ukrainës mbahen në mënyrë periodike me palën ruse e cila është e ftuar në takimet katërpalëshe cilësuar "plani i Normandisë"./












