GJERMANI – Berlini i shqetësuar për mungesën e armëpushimit të plotë në Ukrainë


BERLIN, 23 shkurt /ATSH-AFP/ - Qeveria gjermane shprehu shqetësimin për mungesën e armëpushimit të plotë në lindje të Ukrainës dhe i kërkoi Moskës të ushtrojë influencën e saj mbi separatistët prorusë, deklaroi sot një zëdhënës në Berlin.
"Fakti që nuk ka gjithmonë armëpushim të plotë na mbush me shqetësim", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, në një konferencë shtypi.
"Është shqetësuese (...) sepse një armëpushim i tillë është një kusht paraprak për fillimin e tërheqjes së armëve të rënda dhe një kusht për mbikëqyrjen nga vëzhguesit e OSBE-së", nënvizoi ai.
Pavarësisht një qetësie relative në lindjen rebele të Ukrainës, përplasjet vazhduan edhe sot mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorusë, veçanërisht pranë portit strategjik të Mariupolit duke vonuar sipas Kievit tërheqjen e armëve të rënda nga linja e frontit.
"Zbatimi i marrëveshjeve të paqes të Minskut 2 nënshkruar më 12 shkurt nuk është i kënaqshëm", konfirmoi Steffen Seibert duke parë në terren herë zhvillime pozitive dhe herë zhvillime negative këto ditët e fundit.
Ai përshëndeti shkëmbimin masiv të të burgosurve, 139 ushtarë ukrainas dhe 52 luftëtarë reelë, të shtunën në lindjen separatiste të Ukrainës.
"Berlini i kërkon Rusisë të ushtrojë në mënyrë urgjente influencën e saj mbi separatistët", shtoi zëdhënësi./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?