GJERMANI – Berlini, Kievi, Moska dhe Parisi kërkojnë fundin e luftimeve në Ukrainë
BERLIN -Shefat e diplomacisë gjermane, franceze, ruse dhe ukrainase u mblodhën dje në mbrëmje në Berlin për të mbështetur marrëveshjet për paqe të Minskut kërcënuar nga tensionet në lindje të Ukrainës.
BERLIN -Shefat e diplomacisë gjermane, franceze, ruse dhe ukrainase u mblodhën dje në mbrëmje në Berlin për të mbështetur marrëveshjet për paqe të Minskut kërcënuar nga tensionet në lindje të Ukrainës.
"Tetë javë kanë kaluar që prej negociatave të Minskur dhe nuk ka asnjë dyshim që është arritur në qetësi relative (...), por është shumë herët për të deklaruar fitoren", nënvizoi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, para fillmit të diskutimeve me homologët e formatiti të ahstuquajtur "Normandie".
Shefat e diplomacisë gjermane, franceze, ruse dhe ukrainase shprehën shqetësimin e madh mbi shkeljet e armëpushimit në Ukrainë duke kërkuar fundin e luftimeve dhe dialog politik, në një komunikatë të përbashkët.
"Ne shprehim shqetësimin tonë përsa i përket luftimeve të ndodhura këtë fundjavë, veçanërisht me përdorimin e armëve të rënda pranë Chirokine dhe aeroportit të Donetskut. Ju kërkojmë të gjitha palëve të ndërpresin luftimet", deklaruan katër ministrat, pas një takimi të gjatë në Berlin.
Ata kërkuan tërheqjen e armëve të rënda, por gjithashtu tërheqjen e mortajave, armëve të rënda të një kalibri të ulët me 100mm si dhe të gjithë llojet e tankeve.
"Kjo kërkesë shkon përtej marrëveshjes së Minskut të miratuar në muajin shkurt", konfirmoi kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier duke komentuar rezultatin e takimit para gazetarëve.
Katër ministrat njoftuan vullnetin e tyre për të ngritur katër grupe pune sa më shpejt të jetë e mundur pranë grupit tripalësh të kontaktit që përfshin Ukrainën, Rusinë dhe
OSBE-në.
Steinmeier nënvizoi se dikutimet e djeshme kanë qenë të gjata, shumë intensive dhe herë herë shumë konfliktuale.
"Asgjë nuk është e lehtë në krizën ukrainase", theksoi ai duke nënvizuar se nuk kishte alternativë për dialog politik. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2285
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56