Policia gjermane ka kryer këtë mëngjes një sërë operacionesh kundra të dyshuarve si të lidhur me shtetin islamik.  Aksioni i përbërë nga 150 agjentë kishte si objektiv predikuesit esktremist të cilët sipas akuzës rekrutonin të rinj për të luftuar në Siri dhe Irak.

Operacionet u realizuan konkretisht në Duesseldorf, Duisburg  dhe  Dortmund. Operacioni vjen një ditë pasi policia arrestoi pranë një stadiumi një 24 vjecar refugjat sirian i dyshuar se ishte një përfaqësues i lartë i ISIS dhe planifikonte sulme gjatë Bundesligës.Ai ka lindur në Damask dhe kishte mbërritur në Gjermani në fillim të këtij viti. Sipas mediave , i riu  dyshohet për organizimin e një atentati kundër nisjes së kampionatit gjerman të futbollit. 

Alarmi vijon të jetë i lartë në Gjermani pasi policia tha se dy refugjatët të cilët kryen  sulmet në një tren në Ëuerzburg  dhe në Ansbach ishin në kontakt me celulat e shtetit islamik.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)