Gjermani, dy gra zihen për qentë, njëra kafshon tjetrën dhe i shkakton plagë në këmbë

Gjermani, dy gra zihen për qentë, njëra kafshon tjetrën dhe i shkakton plagë në këmbë

Foto ilustruese

Dy pronare qensh, njëra 27 dhe tjetra 51-vjeç, u përfshinë në një përleshje, e cila kulmoi kur njëra nga gratë kafshoi  tjetrën.

Ngjarja ndodhi në landin e Tyringjisë, në lindje të Gjermanisë.

Shkak i sherrit ishte sipas policisë sjellja e 51-vjeçares ndaj qenit të saj, e cila sipas 27-vjeçares nuk ishte korrekte.

Sipas njoftimeve 27-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur qenin e saj, kur pa 51-vjeçaren e cila po e godiste qenin e saj, që nuk po i bindej. 

Gruaja 27-vjeçare filloi ta shante 51-vjeçaren dhe t'i kërkonte llogari se i kishte goditur qenin. Më pas pasoi një sherr gjatë të cilit dy pronaret e qenve përfunduan duke u goditur njëra-tjetrën.

Gjatë përleshjes, mësohet se e moshuara u rrëzua dhe e kafshoi 27-vjeçaren në pulpë. Ajo ia nguli e dhëmbët aq for sa i shkaktoi plagë.

Gratë do të përballen tani me ligjin nën akuzën për lëndim fizik./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?